GJIRI I UILHELMINËS (WILHELMINA BAY) DHE GADISHULLI I ANTARKTIKUT

 

Gjiri i Uilhelminës (Wilhelmina Bay) u eksplorua për herë të parë dhe u emërua nga anëtarët e Ekspeditës Belge të Antarktikut, e cila filloi në vitin 1897 dhe përfundoi në vitin 1899. Anëtarët e kësaj ekspedite ishin eksploruesit e parë që e kaluan dimrin në atë kontinent të ndaluar.

 

Një dimërim i padëshiruar

Kjo ekspeditë nuk pati zgjedhje tjetër përpos që të dimëronte atje pasi që anija e tyre u bllokua nga akulli në shkurt të vitit 1898 dhe akulli nuk u shkri deri në pranverën e vonë të vitit pasues (1899). Më saktësisht, në fund të muajit janar 1899 anija e tyre Belgica vazhdonte të ishte e bllokuar nga akulli dhe gjasat që ata të mbeteshin të bllokuar edhe për një dimër tjetër ishin shumë reale, ndonëse uji pa akull ishte më pak se një kilometër larg tyre. Për këtë arsye, ekuipazhi i filloi përpjekjet që të hapte një kanal në akullin mbi 2 metra të trashë. Përpjekjet e tyre përfunduan me sukses dhe më 14 mars 1899, ekuipazhi u lirua nga akulli. Ekspedita u kthye në Antuerp (Antwerp) në Holandë më 5 nëntor 1899.

Anija Belgica e bllokuar në akull

Përkundër vështirësive shumë arritje

Përpara dhe pas pauzës së gjatë dhe të errët në eksplorimet e tyre, ky ekuipazh lundroi në mesin e ajsbergëve dhe përreth ishujve në afërsi të Gadishullit Antarktik. Ata i eksploruan edhe gjiret dhe grykat, dhe shumë prej vendeve në këtë zonë janë emëruar nga ky ekuipazh, por edhe i mbajnë emrat e pjesëtarëve të këtij ekuipazhi. Një ndër pikat e emëruara nga vet ekuipazhi i ekspeditës ishte Gjiri i Uilhelminës, një emër ky që ata e zgjodhën për nder të Mbretëreshës së Holandës. Përkundër vështirësive, kjo ekspeditë arriti që të mblidhte shumë të dhëna shkencore duke e përfshirë edhe një vit të plotë të vëzhgimeve meteorologjike.

 

Ekspeditat turistike sot

Përderisa ekuipazhi belg ishin të detyruar që të kalonin një periudhë shumë të ashpër, eksplorimet e sotme kalojnë shumë më lehtë. Në fakt kjo pikë është një ndalesë e zakonshme për ekspeditat turistike në Antarktik, pjesërisht për shkak të jetës së egër të pasur dhe peizazhit të mahnitshëm.

 

Mos harroni

Gjiri i Uilhelminës dhe Gadishulli i Antarktikut gjenden në hemisferën jugore. Kjo do të thotë që stinët janë në të kundërtën me stinët në hemisferën veriore, ku jetojmë ne. Pra, kur te ne është verë në hemisferën jugore është dimër dhe kur te ne është dimër atje është verë, ose në rastin e Antarktikut më mirë të themi mot paksa më i ngrohtë 😊…

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.