GJITHÇKA QË DONI TË DINI RRETH PILATES – NJË STËRVITJE E SHKËLQYESHME QË NDIKON POZITIVISHT NË TËRË TRUPIN TUAJ

 

Nëse e keni kërkuar një rutinë të re të stërvitjes që mund t’ju japë ekuilibër të mirë të fleksibilitetit, forcës, tonifikimit të muskujve dhe të tejkalimit të dhimbjeve të ndryshme të trupit, përgjigjja që mund ta përvetësoni mund të jetë më e lehtë se sa që e keni menduar. Ndonëse pilates ka ekzistuar për gati 100 vjet, ky sport ende është duke u përhapur në mesin e praktikuesve të rinj duke krijuar entuziastë të përkushtuar tërë kohën. Ekziston një arsye shumë e mirë pse kjo vazhdon të jetë një formë e popullarizuar e ushtrimeve: ato janë të suksesshme.

 

Çka është Pilates?

Pilates është një formë e ushtrimit dhe kondicionimit të trupit e zhvilluar në fillim të shekullit të 20-të nga Joseph Pilates, kryesisht si metodë e rikuperimit nga lëndimet për vallëtarët. Megjithatë, me kalimin e kohës, u bë e qartë se edhe një qytetarë i rëndomtë mund të përfitonte nga kjo formë e ushtrimit. Disa nga parimet që e drejtojnë metodën Pilates e përfshijnë përqendrimin në çdo lëvizje, përdorimin e muskujve të barkut dhe të pjesës së poshtme të shpinës, mënyra të lëvizjes së rrjedhshme që janë të sakta dhe frymëmarrje të qëndrueshme dhe të kontrolluar. Varësisht nga ushtrim, rutinat e Pilates mund të kryhen në aparate të projektuara posaçërisht për këtë sport, duke e përfshirë një strukturë në formë të shtratit të quajtur reformues, ose në një tapet ose batanije. Pilates fokusohet më shumë në tonifikimin e muskujve sesa në ndërtimin e tyre dhe në mënyrë specifike në muskujt bazë. Gjersa shumica e njerëzve mund ta konsiderojnë vetëm pjesën e barkut si muskul bazë të trupit tuaj, në fakt Pilates shkon përtej kësaj. Me muskujt bazë, përveç zonës së stomakut, nënkuptohen edhe muskujt anësorë,shpina dhe ijet.

 

Përfitimet e Pilates

Pilates ka përfitime terapeutike, parandaluese sepse duke qenë se i izolon dhe relakson grupet e muskujve, i forcon ata përmes kontroll it dhe frymëmarrjes. Gjithashtu mund t’ju japë më shumë elasticitet dhe ndihmon me shtrirjen tuaj në një mënyrë që përmirëson gjithashtu qëndrimin tuaj, duke ju bërë të ecni më drejt dhe më të fortë. Ky sport i forcon muskujt bazë dhe, në fund të fundit, mund të ndihmojë me dhimbjen e shpinës, sepse, përveç muskujve të shtrënguar, dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës vjen edhe nga shtrembërimi i qëndrimit tuaj dhe mungesa e forcës. Pilates gjithashtu na jep më shumë ndërgjegjësim për trupin. Nëse stërvitemi dhe e bëjmë gjakun të rrjedhë, duke forcuar muskujt tanë, do të ndihemi pak më mirë. Një gjë e tillë mund të ndihmojë me pjesën e poshtme problematike të shpinës suaj.

 

Mënyrat për të praktikuar Pilates

Ka shumë mënyra për të praktikuar Pilates dhe shpesh do t’i provoni të gjitha ato nëse ushtroni Pilates në një studio profesionale ose i bëni ato duke i parë në internet. Dy llojet më të zakonshme të Pilates janë në reformues – një aparat në formë të shtratit me një karrocë lëvizëse, susta rezistente, një shufër këmbësh dhe rripa që mund të përdoren për ushtrime në këmbë ose krahë – ose Pilates me ushtrime në dysheme që bëhen në velenxë. Çdo formë e Pilates i ka disa avantazhe. Për shkak të strukturës së refornuesit – jastëkët e shpatullave, shiritat dhe shufra e këmbëve – përdorimi i një reformuesi mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit tuaj si duhet dhe më drejtë sesa Pilates në formë të lirë në velenxë. Struktura dhe rezistenca ndihmojnë në drejtimin e trupit dhe për shkak të kësaj, shumica mund ta kenë më të lehtë të ushtrojnë në një reformues. Me velenxë, shtrirja mund të jetë më e ndërlikuar dhe fillestarët mund ta kenë pak më të vështirë t’i mbajnë pozicionet dhe t’i bëjnë lëvizjet pa problem, përkatësisht pa rezistencën dhe ndihmën që e japin rripat e reformuesve.

 

Megjithatë, stili i formës së lirë i Pilates i bërë në velenxë sigurisht që i ka përfitimet e tij. Pa kufizimet e reformuesit, është më e lehtë për të kryer një shumëllojshmëri më të gjerë lëvizjesh dhe ushtrimesh. Pa rripat dhe rezistencën ndaj peshës, gjithashtu, sigurisht që do të keni një stërvitje pak më të rëndë, e cila mund të ndihmojë me forcën dhe qëndrimin e mirë. Nëse jeni duke bërë Pilates me velenxë në shtëpi, ka shumë gjëra rreth shtëpisë që mund t’i përdorni si ndihmesë për të plotësuar stërvitjet tuaja. Një libër i madh i trashë mund të zëvendësojë një bllok, ndërsa një rrip apo edhe një zinxhir qeni mund të shërbejë si rrip. Ose nëse keni nevojë, mund të përdorni një jastëk të vogël për t’u ulur.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE