Billy Eilis është vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila si interpretuese shkëlqen nga të tjerat në stilin e saj të veshjes, ngjyrën e flokëve dhe paraqitjet e saj. Ajo bëri një ngritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj muzikore gjatë vitit 2019. Edhe këtë vit ka vazhduar në këtë mënyrë – ajo është interpretuesja më e re që ka shkruar dhe regjistruar këngë me temë për James Bond. Por, çfarë në të vërtetë qëndron nën rrobat e çuditshme dhe ngjyrat e shumëllojshme të flokëve të saj?
Si filloi gjithçka?
Pikë kthese ishte viti 2015, kur Billy në Soundcloud publikoj këngën e saj “Sytë e Oqeanit” (Ocean Eyes). Kjo ishte në të vërtetë një këngë në bashkautorësi me vëllain e saj, për detyrat e shtëpisë. Albumi i saj i parë “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” ajo e regjistroi në shtëpi, gjithashtu me vëllain e saj të madh, Finneas O’Connell. Katër vjet më vonë, ajo performon në një nga festivalet më të mëdha muzikore – Coachella, duke qenë performuesja më e re e nominuar në çmimin prestigjioz Grammy, në katër kategoritë më të rëndësishme, duke bashkëpunuar me emra muzikorë prestigjioz. Vitin e kaluar, gazeta Guardian e kishte shpallur artisten e vitit. Aq sa dukej për publikun se suksesi i saj ishte i tepërt, ajo në një intervistë shpjegoi për këtë gazetë se asaj i dukej se gjithçka po shkonte “gradualisht”. “Të gjithë mendojnë se unë papritmas jam bërë e famshme, por, ju e dini, unë isha 13 vjet kur u publikua ‘Ocean Eyes’. Prap, kjo ishte shumë më shpejt sesa me të tjerët. Atyre ju kishte dashur 20 vjet, e për mua kjo ndodhi për tri vite. Por çdo moment i këtij viti (2019) më bëri të mendoj – çfarë po ndodh? ”
Shifra të pabesueshme suksesi
Billy Eilis ka pothuajse 50 milion ndjekës në Instagram, pothuajse 25 milion në YouTube, dhe kënga e saj “Bad Guy” është dëgjuar 712 milion herë në këtë rrjet social. Shkalla e popullaritetit është jashtëzakonisht e madhe. Ajo u thotë fansave të saj se ata “ja ruajnë shpinën” dhe se ajo i do ata, por gjithashtu se është një përgjegjësi e madhe për te. Me një numër kaq të pabesueshëm në rrjetet sociale, popullariteti jashtë tyre është edhe më i madh. Billy Eilis me siguri nuk i kaloi vitet e saj të adoleshencës në mënyrën “standarde”. “Një jetë normale – kurrë nuk e kam dashur atë. Nuk është se kjo lloj jete ishte ajo që ëndërroja, por të gjitha gjërat që konsideroheshin normale për të rriturit kurrë nuk kam dashur t’i bëja … Nuk mund ta shpjegoj pa tingëlluar si monotone! Mjaft mirë jam me situatën e tanishme. Nuk do të doja asgjë tjetër.”
Bashkëpunim me yjet tjera të muzikës
Se sa lartë është ajo në nivelin muzikor tregon edhe fakti që ajo dhe vëllai i saj bashkëpunuan me Selena Gomes, Camila Cabello, pastaj asaj iu ofruan bashkëpunime edhe me Alisa Cays, grupin BTS. Por, kur u pyet se me kë dëshiron më shumë të bashkëpunon, ajo thotë se nuk është “fort e interesuar” për bashkëpunim. “Kjo është pyetje që vazhdimisht ma bëjnë dhe sinqerisht nuk e dua. Nuk është se kam diçka kundër dikujt, thjesht nuk e ndiej atë nevojë. Unë e dua muzikën, i dua interpretuesit e tjerë, por e urrej edhe faktin që posa të takoj ndonjë interpretues e gjithë bota bëhet si – ‘Billy Eilis dhe tash është duke bërë këngë së bashku!’ Pse mos të jem thjesht mike me ta? Unë nuk po them që nuk do të ndodhë kurrë, por nuk është diçka që po kërkoj”.
Çmimi i famës
Fama, siç e pranon vetë Billy, ka ndikuar në shëndetin e saj mendor. Më parë, e kishte të vështirë të përballej me atë që fama sjell. Në një intervistë për revistën kult “Vanity Fair”, e cila ka punuar tri vite me radhë – 2017, 2018 dhe 2019, ajo kishte thënë: “Arsyeja që kishte pasur aq ndikim vitin e kaluar (2018) ishte që gjithçka që doja ishte që unë të dilja. Tani më as që mendoj për të dalë. Më pëlqen kjo jetë që kam. Më pëlqen të jem e famshme. Është shumë e çuditshme, por edhe e mirë. Ndjehem sikur mund ta them këtë tani sepse më parë e urreja”. Billy Eilis hyri në moshë madhore në mes të dhjetorit të vitit 2019 dhe këtë vit është personi më i ri që ka shkruar këngë me temë për James Bond. Fama e saj vazhdon të rritet. Sa kohë do të vazhdojë kështu mbetet të shihet.