FILMAT – SHKURT

 

TO ALL THE BOYS: P.S. I STILL LOVE YOU
Rolet: Lana Condor, Noah Centineo, Jordan Fisher, Anna Cathcart, Janel Parrish, John Corbett
Regjia: Michael Fimognari
Skenari: Sofia Alvarez & J. Mills Goodloe
Përmbajtja
Është viti i ri dhe Lara Jean dhe Peter nuk kanë më nevojë të shtiren që janë çift. Ata veçse JANË çift, dhe gjersa Lara Jean i përjeton gjërat e para zyrtare me Peter, puthjen e saj të parë të vërtetë, takimin e saj të parë të vërtetë, festën e saj të parë të Shën Valentinit, ajo e gjen veten duke u mbështetur më shumë e më shumë në Kitty-n dhe Margot-ën, Chris-in dhe të besuarën e re të papritur Stormy-n, për t’i ndihmuar asaj të menaxhojë emocionet komplekse që vijnë si rezultat i këtij kapitulli të ri të balancimit të një marrëdhënieje dhe të zbulimit të vetes së saj autentike. Por kur John Ambrose, një pranues tjetër i një nga letrat e vjetra të dashurisë të Lara Jean hyn përsëri në jetën e saj, ajo duhet të mbështetet në vetvete më shumë se kurrë sepse i duhet të përballet me dilemën e saj të parë të vërtetë: a është e mundur që në të njëjtën kohë një vajzë të dashurohet në dy djem të ndryshëm?

 

 

THE PHOTOGRAPH


Rolet: Chelsea Peretti Issa Rae, Kingsley Ben-Adir, Lakeith Stanfield, Lil Rel Howery, Teyonah Parris, Courtney B. Vance
Regjia: Stella Meghie
Skenari: Stella Meghie
Përmbajtja
Kur fotografja e famshme Christina Eames vdes papritur, ajo e lë pas vetes vajzën e saj Mae Morton, me të cilën i kishte shkëputur reportet, të lënduar, të zemëruar dhe me plot pyetje. Kur gjendet një fotografi e vendosur në një sef të bankës, Mae e gjen veten në një udhëtim që shkon në jetën e hershme të nënës së saj dhe i zgjon asaj një romancë të fuqishme, të papritur me një gazetar në popullaritet e sipër, Michael Block.

 

 

DOWNHILL


Rolet: Julia Louis-Dreyfus, Will Ferrell, Miranda Otto, Zach Woods, Zoë Chao, Julian Grey
Regjia: Nat Faxon
Skenari: Jesse Armstrong
Përmbajtja
Gjersa në pushime dimërore në Alpe, në Downhill, familja që i shpëton për një fije peri ortekut, e cila nga jashtë duket si e përsosur, detyrohet të rivlerësojë jetën dhe se çfarë anëtarët e saj ndiejnë në të vërtetë për njëri-tjetrin.

 

 

FIRST LADY

Rolet: Nancy Stafford, Corbin Bernsen, Burgess Jenkins, Nico Greetham, Jenn Gotzon Chandler, Aaron Maynard
Regjia: Nina May
Skenari: Nina May
Përmbajtja
Katherine Morales, një grua që nuk është e martuar për Presidentin, kandidon për Zonjën e Parë, përfundon duke marrë një propozim shumë më të mirë se që kishte pritur ndonjëherë.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.