RISITË TEKNOLOGJIKE NË FILLIM TË VITIT 2020

Fillimi i vitit 2020 na ka sjellë shumë lajme kur bëhet fjalë për teknologjinë. Pas nesh është Panairi i Teknologjisë dhe Inovacionit (CES), i mbajtur në Las Vegas, Shtetet e Bashkuara. Në vazhdim lexoni se çfarë na solli viti i ri dhe çfarë CES.

 

“SAMSUNG BALLIE”


“Samsung Ballie” – ky “top” është një pajisje inteligjente interesante shtëpiake në formën e sferës, e pajisur me kamera dhe sensorë. Mund të monitorojë, të kontrollojë funksione të ndryshme, të fotografojë, të dërgojë njoftime në lidhje me shtëpinë tuaj kur jeni jashtë dhe
madje mund të funksionojë si asistent për ushtrime në palestër. Ka një “ndërfaqe mobile” që, me ndihmën e inteligjencës artificiale, kërkon mënyra për tu përshtatur me përdoruesit dhe ndryshimeve të zakoneve e tyre. Ballie është term që Samsung dëshiron ta përdorë për robotët
me funksione të ndryshme, të tilla si pastrimi, monitorimi i sigurisë dhe detyrat e përditshme të shtëpisë. Sidoqoftë, nuk dihet ende se kur kjo pajisje do të jetë në gjendje të blihet, e as sa do të jetë çmimi i saj.

 

“DELL ALIENVARE CONCEP UFO
Koncepti i fundit i Dell është interesant kur bëhet fjalë për të luajtur lojëra në lëvizje. Kompjuteri portativ, i ngjashëm me atë të Nintendo ka një ekran 8 inç, kontrollues të ndashëm dhe mbështetje për pajisjet e jashtme siç janë ekrani, ose tastiera dhe miu. Megjithatë, ky është
vetëm një koncept. Por, përvoja me luajt lojëra në lëvizje e sipër e që nuk kërkon të keni laptop mund të ajo që ajo që shumë entuziastë të lojërave u duhet për t’u kënaqur me lojërat e tyre të preferuara në lëvizje.

 

INSTRUMENTI MUZIKOR “JOUÉ”


Instrumenti muzikor i Joue është pajisje modulare në kontrollin MIDI. Zgjedhja e instrumenteve shkon nga beatpad, përmes tasteve të pianos, deri te qafa e kitarës. Gjithashtu ka mbështetje për pajisjet e lëvizshme sikurse tabletat. Joue e ka mundësin për të qenë pajisje për krijimin e muzikës për këdo që dëshiron të eksperimentojë me tinguj të ndryshëm, pa pasur nevojë bartjeje të kutisë gjigande me instrumente.

 

MOON ULTRA
Cilësia e fotove të telefonave inteligjent po përmirësohet gjithnjë e më shumë, por ndriçimi mbetet problem, veçanërisht kur mundoheni të kapni ndonjë moment romantik me të dashurin/ren tuaj. Moon Ultra, i vogël, i ndjeshëm në prekje, është zgjidhje e këtij problemi, duke
u siguruar përdoruesve një burim të fuqishëm të dritës, pa pasur nevojë për shtëpizë të madhe. Ngjyrat e shumta dhe drita e rregullueshme e bëjnë atë shoqërues të përsosur për ata që u mungon drita gjatë fotografimit, apo të cilët kanë nevojë për ngjyra më të ngrohta sesa ato që
telefonat e mençur i posedojnë.

 

“SUUNTO 7”


Sunnto, që është i njohur për orët e mençura sportive, ka prezantuar një të orë të re që ka funksione të mençura të sistemit operativ të Google Vear. Pajisja ka një gamë të hartave rreth 50+ km, duke ju lejuar të gjurmoni vendndodhjen dhe të kontrolloni muzikën në dorën tuaj. Ky
smartphone gjithashtu ju mundëson të përcillni rrahjet e zemrës suaj, ka GPS të integruar, mbi 70 mënyra sportive. Rezultatet tuaja sportive me këtë orë mund t’i ndani përmes Strava, Edomondo dhe TrainingPeaks. Gjithashtu, mund të lidhni kufjet tuaja në smartphone dhe të
kontrolloni muzikën vet me dorë gjatë ushtrimit.

 

HARMAN KARDON CITATION OASIS

Kur bëhet fjalë për altoparlantët inteligjentë, Harman Kardon Citation Oasis i ri mund të jetë më i dobishmi deri më tani. I ka të gjitha funksionet e një ore alarmi të mençur – jo vetëm që ka një orë LED si Amazon Dot, së bashku me një asistent të zërit të integruar (Google), por edhe mund të mbushet pa tel të telefonit. Ka një cilësi mbresëlënëse të tingullit, me madhësi të vogël. Oasis gjithashtu punon si transmetues me aftësitë Chromecast dhe Apple AirPlay, dhe gjithashtu ka mundësi që automatikisht të ndalë Wi-Fi gjatë natës. Bateria e tij është ri-mbushëse me mundësi të përdorimit deri në tetë orë.