GURI I BALANCUAR (BALANCED ROCK) NË PARKUN KOMBËTAR BIG BEND NË TEKSAS, SHBA

 

Parku kombëtar Big Bend është vendi të cilin Shërbimi i Parqeve të Shteteve të Bashkuara e quan “një prej cepave të fundit të egër të mbetur në Shtetet e Bashkuara.”

 

Parku kombëtar më pak i vizituar

Vizitorët që dëshirojnë të arrijnë atje duhet të jenë vërtetë të përkushtuar. Ky terren i ashpër, i cili e përfshin një sipërfaqe prej rreth 324 hektarë në Teksasin Perëndimor, është një prej lokacioneve më të largëta në vend. Qytetet më të afërta janë orë të tëra larg e po ashtu edhe aeroportet. Për këtë arsye, ky është një prej parqeve kombëtare më pak të vizituara.

 

Natyrë e paprekur dhe qetësi

Sidoqoftë, ata që përkushtohen për të arritur në Big Bend shpërblehen me një bukuri natyrore të paprekur dhe qetësi – dy prej gjërave që më së paku i gjejmë këto ditë. Në Big Bend do të gjeni shtigje të përdredhura për ecje në këmbë, pamje të shkëmbinjve të kuq, kanione të gurëve gëlqeror, dhe burime të ujit të ngrohtë përgjatë lumit ët famshëm Rio Grande.

 

Guri i balancuar

Në këtë zonë gjendet edhe tema e fotos më sipër – Guri i Balancuar. Një copë shkëmbi e stërmadhe e cila është mbështetur në dy formacione të tjera. Duke e pasur parasysh thënien se gjithçka është më e madhe në Teksas, atëherë duket se ky shkëmb është pikërisht aty ku duhet.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE