HANDIKOS VAZHDON ME OFRIMIN E SHËRBIMEVE PËR FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë e tërë shoqëria është mobilizuar për t’u përballur me të sa më suksesshëm dhe me sa më pak pasoja. Kështu, vetëm një javë pas mbylljes së shkollave gjithçka ishte gati për të filluar mësimin në distancë. Në anën tjetër, personeli shëndetësor u angazhuan maksimalisht që të gjithë ata që kishin nevojë të mund të trajtoheshin shpejt dhe në mënyrë profesionale. Njerëzit e zakonshëm i respektuan maksimalisht masat për qëndrim në shtëpi duke e ndalur përhapjen e kësaj pandemie, mediat e ndryshme u angazhuan që të informojnë qytetarët shpejt dhe saktë, e kështu me radhë. Me fjalë të tjera, të gjithë kontribuuam në luftimin e kësaj sëmundjeje të re.
Rol të rëndësishëm në luftimin e kësaj pandemie padyshim që luajtën edhe organizatat e ndryshme jo qeveritare të cilat e ofruan ndihmën e tyre sipas profileve, mundësive dhe kapaciteteve të tyre. Një prej tyre është edhe organizata HANDIKOS, e cila është anëtare e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe e cila edhe gjatë kohës së pandemisë ka vazhduar të ofrojë shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kur e kemi parasysh se kjo kategori bën pjesë ndër kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19, atëherë është e qartë se sa i rëndësishëm ka qenë kontributi i tyre.
Ndër shërbimet e ofruara nga HANDIKOS gjatë kësaj kohe janë terapia psikosociale, fizioterapia, video tutoriale. Në një postim në rrjetet sociale HANDIKOS bën të ditur se të gjitha këto shërbime janë duke u ofruar përmes kontakteve individuale virtuale me prindërit e fëmijëve duke i udhëzuar ata në realizimin e aktiviteteve përkitazi me objektivat e planit për secilin fëmijë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE