ISHULLI BARTOLOME NË ISHUJT GALAPAGOS TË EKUADORIT

 

Formacioni në formën e majës së një shigjete që ngrihet në mënyrë kaq spektakolare në plazhin e paraqitur në këtë foto njihet si Pinnacle Rock (Shkëmbi i Majave).

 

Ky shkëmb është pika referuese më ë njohur e Ishullit Bartolome, dhe ajo qëndron në hyrjen e një gjiri të vogël përballë plazhit me rërë. Ndonëse Ishulli Bartolome është veçse një ishull i vogël afër bregut të Ishullit Santiago, i cili është shumë më i madh, shkëmbi i veçantë Pinnacle Rock ia jep Ishullit Bartolome një status ikonik në mesin e Ishujve Galapagos.

Sikurse shumica në zinxhirin e këtyre ishujve, edhe Bartolome është i lidhur me Çarls Darvinin (Charles Darwin), libri i të cilit ‘Mbi Origjinën e Specieve’ (On the Origin of Species) në vitin 1859, u frymëzua nga udhëtimet e këtij natyralisti në këtë arkipelag.

 

Emri Bartolome rrjedh nga Sër Bartolome Xhejms Sallivan (Sir Bartholomew James Sulivan), hidrograf dhe i cili ishte mik dhe bashkudhëtar i Darvinit gjatë lundrimit të dytë të anijes HMS Bigëll (HMS Beagle).

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE