ISHULLI MOSKENES NË NORVEGJI

 

Nëse ecni më këmbë përreth maleve veriore të Ishullit Moskenes (Moskenesøya) do të arrini një rrip rëre të izoluar. Ai njihet si plazhi Kvalvika, dhe është vetëm një prej pikave të shumta ku shkëmbinjtë e dhëmbëzuar takohen me ujin e kaltër të një prej fjordeve të shumta të Norvegjisë, duke krijuar kështu tablo me përmasa gjigande. Gjithçka në peizazhin e kësaj pjese të botës duket sikur është me përmasa super të mëdha.

 

Ishulli Moskenes është pjesë e Ishujve Lofoten, një arkipelag në brigjet e Norvegjisë i njohur për bukurinë e tij mahnitëse. Edhe pse plazhi Kvalvika duket shumë i ashpër, ai në fakt gjendet në një gji mjaft të mbrojtur të bregdetit verilindor. Sidoqoftë, sapo të kaloni në bregdetin e egër perëndimor do të hasni terrene të rrahura nga stuhitë e fuqishme që fryjnë nga Deti i Norvegjisë. Sot në këto brigje nuk kanë mbetur shumë shenja të jetës, pasi që për shkak të motit të ashpër banorët e fundit u larguan nga kjo zonë qysh gjatë viteve të 50-ta të shekullit të kaluar.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE