ISHULLI PADAR NË PARKUN KOMBËTAR KOMODO NË INDONEZI

 

Mirë se vini në Parkun Kombëtar Komodo të Indonezisë, i cili është themeluar në vitin 1980 për të mbrojtur dragoin komodo – një hardhucë vëzhguese e cila ka evoluar në këtë mjedis të izoluar për të arritur përmasa shumë më të mëdha se sa hardhucat vëzhguese kudo tjetër. Kjo hardhucë gjendet vetëm në ishullin Komodo dhe në disa ishuj të tjerë përreth në Parkun Kombëtar Komodo, në kuadër të të cilit është i përfshirë edhe ishulli Padar, i cili shihet në foton sipër.

 

Hardhuca më e madhe në Tokë

Dragoi Komodo, i cili arrin deri në tri metra gjatësi dhe peshë deri në 70 kilogramë apo edhe më shumë, është hardhuca më e madhe që jeton në Tokë sot. Madje ajo jo vetëm që ec, por edhe vrapon shumë shpejt, pasi që dragonjtë e rritur meshkuj shpesh i gjuajnë edhe drerët  këmbëshpejtë të Timorit. Kështu që këta dragonj mund të hasen duke e ndjekur prenë e tyre në shpejtësi deri në 21 km/h.

Gjigandizmi i izoluar

Dragonjtë Komodo janë shembuj të gjigantizmit të izoluar – që do të thotë se ata kanë evoluar në këto përmasa të mëdha për shkak të habitatit të tyre ishullor. Efekti ishullor, ose rregulli i Fosterit, sugjeron se krijesat zakonisht të vogla, duke i përfshirë edhe zvarranikët si paraardhësit e dragonjve komodo, evoluojnë në përmasa të mëdha kur ata izolohen në ishuj ku grabitqarët janë të paktë në numër.

 

Pse i quajmë hardhuca vëzguese

Ndonëse emri i gjenerik i këtyre hardhucave – Varanus – rrjedh nga arabishtja, emri hardhuca vëzhguese (monitoruese në anglisht) supozohet të ketë rrjedhur nga zakoni i tyre për të qëndruar në këmbët e pasme dhe për të vëzhguar, ose nga zakoni i tyre i supozuar që të paralajmërojnë afrimin e kafshëve helmuese. Sidoqoftë, shpjegimi më i arsyeshëm për këtë emër është që botanisti, zoologu, taksonomisti dhe mjeku suedez Carl Linnaeus në vitin 1758 duke menduar që fjala gjermane “waran” (e huazuar nga arabishtja) lidhej me fjalën “warnen”, që do të thotë të paralajmëroj, gabimisht e latinizoi këtë term si ‘monitorues’ (gjegjësisht paralajmërues) për hardhucat vëzhguese të Nilit.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE