KALAJA SIGIRIYA NË SRI LANKË

 

Sigiria (Sigiriya), ose Shkëmbi i Luanit (Lion Rock), ngrihet 180 metra lart në Sri Lankën qendrore, duke spikatur në zemrën e këtij shteti ishull dhe duke shërbyer si një monument i frikshëm i së kaluarës.

 

Kjo kala dikur ishte një kryeqytet

Vet mbreti i Sri Lankës, Mbreti Kashiapa (Kashyapa), i cili sundoi nga viti 473 deri në vitin 495, për një kohë e shfrytëzoi këtë lokacioni si kryeqytetin e ri të mbretërisë së tij. Ai urdhëroi që pallati i tij të ndërtohej në majën e këtij shkëmbi. Ndërsa, diku nga mesi i rrugës drejt pallatit kërkoi që të ndërtohej një portë e madhe e cila ishte e gdhendur në formën e një luani gjigand (prej nga edhe vjen emri Shkëmbi i Luanit).

Nga kryeqytet u bë manastir

Pas vdekjes së Mbretit Kashiapa, kjo kështjellë u braktis, dhe më vonë ky lokacion shërbeu si një manastir. Në kohët moderne kalaja e gurit dhe kopshtet e rregulluara janë një Lokacion i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE