KATUNDI STIUHZ (STAITHES) NË JOKSHËRIN VERIOR (NORTH YORKSHIRE)

 

Ky katund piktoresk bregdetar dikur ishte një prej porteve më të mëdha të peshkimit në Bregdetin Veri-perëndimor të Anglisë. Ky është edhe vendi ku jetoi eksploruesi i famshëm britanik Kapiteni Xhejms Kuk (Captain James Cook) gjatë adoleshencës së tij.

 

Me kasollet origjinale, portin e rehatshëm dhe rrugët gjarpëruese me kalldrëm, Stiuhz për një kohë të gjatë ka qenë një magnet për artistët. Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, ky fshat historik ishte shtëpia e një komuniteti të piktorëve që njihej me emrin Grupi i Stiuhz (Staithes Group), të cilët ishin të frymëzuar nga impresionistët francez dhe peizazhi mahnitës i bregdetit të Joukshërit (Yorkshire).

Kjo koloni e artistëve punonin së bashku jashtë, ose siç njihet ndryshe në zhargonin artistik ‘en plein air’, dhe realizonin piktura me ngjyra të ujit apo të vajit. Në mesin e tyre ishin edhe artistë të njohur si Dama Laura Najt (Dame Laura Knight). Sot, Stiuhz gjendet në kuadër të Parkut Kombëtar të Kodrinave të Jorkut Verior (North York Moors National Park), i cili e mbulon një sipërfaqe prej 1435 kilometra katror.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.