KËSHILLA PËR PRINDËRIT NGA OBSH!

Në këtë periudhë kur të gjithë ne duhet të qëndrojmë në shtëpi për shkak të pandemisë COVID-19, gjëja më e rëndësishme është që t’i gjendemi njëri-tjetrit pranë për të ofruar mbështetje, këshilla apo thjesht një bisedë miqësore. Gjithmonë duke i respektuar rregullat e distancës shoqërore të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë!

Në këtë situatë, nuk duhet të harrojmë se niveli i stresit sa vjen e rritet, mirëpo, atë nuk e përjetojnë vetëm të rriturit por, edhe fëmijët. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) para disa ditësh e publikoi një fletushkë me disa këshilla të thjeshta për prindërit, në mënyrë që ata dhe fëmijët e tyre jo vetëm ta tejkalojnë këtë situatë por, të dalin edhe më të lidhur me njëri-tjetrin. Në vijim mund ta gjeni këtë fletushkë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe teksa e lexoni atë mos harroni: #rrininshpi.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE