Kjo kështjellë është ndërtuar me gurë ranor dhe është përfunduar me kulme konike dhe kënde të mprehta, elemente këto të cilat janë një ringjallje e dizajnit gotik. Pamja e saj është kaq mirë e ndërthurur me lokacion ku gjendet sa që nganjëherë ajo duket sikur është pjesë e natyrshme e vet Gadishullit Mullagmore (Mullaghmore).
Përkundër se Kështjella Kllesibaun (Classiebawn Castle) u ndërtua në vitin 1874, shumëkush mendon se ajo është shumë më e vjetër. Ky edhe është efekti të cilin arkitektët e saj e kanë synuar. Stili i ndërtimit të kësaj kështjelle njihet si Stili Baronial Skocez (Scots Baronial), i cili i jep jehonë madhështisë krenare të kështjellave nga mesjeta e vonë.

Kështjella Kllesibaun qëndron si një rojë e Oqeanit Atlantik, në majën e shkëmbinjve të skalitur të Mullagmore në cepin më verior të Republikës së Irlandës. Këtupari, deti zakonisht ngrihet mjaftueshëm lart për të krijuar ca valë mjaft të mëdha. Rrjedhimisht, gjatë viteve të fundit, Mullagmore është kthyer në një pikë të rëndësishme të sërfit në ujë. Kështu, në afërsi të kësaj kështjelle hijerëndë tashmë organizohen disa gara të rëndësishme në këtë sport argëtues.



