KULLA BELEM NË LISBONË

 

Për disa njerëz, kjo pamje piktoreske ishte gjëja e fundit që ata e shihnin përpara se të burgoseshin në birucat e saj. Për disa të tjerë, përgjatë tre shekujve të konflikteve, ky ishte vendi i grumbullimit për mbrojtjen e Belemit në Lisbonën jugperëndimore në Portugali. Në periudhat e saj më të qeta, Kulla e Belemit është përdorur edhe si shtëpi e doganave për të mbledhur taksat nga trafiku detar.

 

Pa e marrë parasysh përdorimin e saj, kjo kala e ndërtuar me gurë gëlqeror në bregun e Lumit Tagus ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë si një shembull madhështor i arkitekturës Manueline që nga viti 1519. Duke e pasur parasysh historinë e saj mund të thuhet se ajo është edhe një ndërtesë mjaft e fortë, pasi që Kulla Belem i ka bërë ballë edhe një tërmeti dhe një cunami që në vitin 1755 e shkatërruan tetëdhjetë e pesë për qind të qytetit të Lisbonës.

 

Arkitektura Manueline

Arkitektura Manueline lindi në Portugali në fund të shekullit të 15-të dhe në fillim të shekullit të 16-të. Ajo karakterizohet nga dizajnë të detajuar me zbukurime. Po ashtu, ajo është e ndikuar edhe nga eksplorimet detare dhe si rrjedhojë përfshin elemente nautike si litarë, guaca dhe nyje krahas motiveve fetare.

 

Karakteristikat e Kullës Belem janë struktura e qëndrueshme me fortifikime dhe skalitje të detajuara në gur, motivet detare si dhe integrimi i elementeve nga stile të ndryshme arkitekturore. Të gjitha këto elemente i japin asaj një estetikë mbresëlënëse dhe të dalluar.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE