KUPA BOTËRORE E FIFA – STADIUMET NË KATAR 2022

 

Pas tërë diskutimeve, akuzave dhe ankesave, Kupa e Botërore e FIFA-s do të fillojë dhe të gjithë tifozët e futbollit e presin me padurim. Por, para se të shkojmë më tej, le t’i drejtohemi edhe një herë elefantit në dhomë duke iu përgjigjur pyetjes së madhe:

 

Pse luhet Turneu i Kupës së Botës në Nëntor?

Përgjigja është e thjeshtë (dhe ndoshta e keni dëgjuar shumë herë deri tash) për shkak të nxehtësisë. Katari ka një klimë të shkretëtirës dhe për këtë arsye temperaturat shkojnë mbi 45°C. Prandaj, organizimi i Kupës Botërore gjatë muajve të verës nuk vinte në diskutim. Edhe në muajin nëntor, temperaturat e pritshme janë shumë të larta, për këtë arsye stadiumet e ndërtuara për këtë ngjarje kanë teknologji të veçantë ftohjeje që nuk është përdorur më parë në asnjë stadium në botë.

 

Favoritet e këtij turneu

Ashtu si me çdo garë tjetër, diskutimi kryesor përqendrohet në çështjen e skuadrave favorite për të fituar. Si gjithmonë, “të dyshuarit e zakonshëm” janë Brazili, Franca, Anglia, Spanja, Gjermania. Megjithatë, duket se Brazili është favoriti më i madh, i ndjekur nga mbajtësja aktuale e titullit, Franca, e më pas Anglia, Spanja dhe Gjermania. Edhe pse përvoja na tregon se në çdo turne ka një ose dy ekipe që i sfidojnë shanset – siç bëri Kroacia herën e fundit.

 

Stadiumet e Kupës së Botës

Gjithsej 8 stadiume do të përdoren për të organizuar këtë turne dhe duke i lënë mënjanë të gjitha polemikat rreth ndërtimit të tyre, të gjitha këto vende janë arritje të jashtëzakonshme të inxhinierisë njerëzore.

 

Stadiumi Lusail

Stadiumi Lusail me 80,000 vende është qendra e qytetit të Lusail: fjala e fundit e avancimit të një metropoli. Pikërisht këtu do të zhvillohet finalja e Kupës Botërore të FIFA-s, Katar 2022, e cila do të ndiqet nga miliarda njerëz nga mbarë globi. Dizajni i këtij stadiumi të mrekullueshëm është frymëzuar nga ndërveprimi i dritës dhe hijes që e karakterizon shndritjen e fanarit. Forma dhe fasada e saj i bëjnë jehonë motiveve të ndërlikuara dekorative në tas, enë dhe vepra të tjera arti të gjetura në të gjithë botën arabe dhe islame gjatë ngritjes së qytetërimit në këtë rajon.

 

Stadiumi Al Bayt

Një strukturë e një tende gjigante e mbulon të gjithë stadiumin me kapacitet 60,000 vende, që ndodhet në qytetin verior të Al Khor. Stadiumi do të presë ndeshjen e hapjes së Kupës Botërore FIFA 2022 dhe ndeshjet deri në gjysmëfinale. Stadiumi e ka marrë emrin nga tendat bayt al sha’ar – tenda të përdorura historikisht nga njerëzit nomadë në Katar dhe në rajonin e Gjirit. Dizajni i stadiumit e nderon të kaluarën dhe të tashmen e Katarit, duke e mbajtur një sy në të ardhmen e komunitetit.

 

Stadiumi 974

Kjo arenë me kapacitet 40,000 uëse e ndërtuar nga kontejnerë transporti dhe çeliku modular është jehonë e portit aty pranë dhe historisë detare të Dohas. Dizajni inovativ i Stadiumit 974 është frymëzuar nga tregtia dhe detaria mbarëbotërore e Katarit. 974 është kodi telefonik ndërkombëtar për Katarin, si dhe numri i saktë i kontejnerëve të transportit të përdorur në ndërtim. Pas përfundimit të turneut, stadiumi do të hapë rrugën për një zhvillim bregdetar për banorët vendas.

 

Stadiumi Al Janoub

Një nga zonat më të vjetra të Katarit vazhdimisht të banuara, Al Wakrah ishte prej kohësh një qendër për zhytjet për perla dhe peshkim. Anijet tradicionale ‘dhow’ të përdorura në këto qëllime e frymëzuan dizajnin e stadiumit Al Janoub. Pas Kupës së Botës FIFA Katar 2022, stadiumi Al Janoub do të bëhet një shtëpi e re për sport dhe argëtim në Katarin jugor. Kapaciteti i tij do të reduktohet në 20,000 vende, duke garantuar një atmosferë elektrike. 20,000 vendet e tjera do t’i dhurohen projekteve të zhvillimit të futbollit.

Stadiumi ndërkombëtar Khalifa

Kjo arenë me kapacitet 40,000 vendesh adhurohet nga shumë njerëz si shtëpia e futbollit në Katar. U ndërtua në vitin 1976 dhe u transformua për Kupën e Botërs FIFA Katar 2022. Tani krenohet me një formë ultramoderne dhe harqe të dyfishta që e përfaqësojnë vazhdimësinë dhe përqafimin e tifozëve nga e gjithë bota. Brenda stadiumit, të gjitha vendet e ulëseve mbrohen nga elementet me një tendë, me kontroll të mëtejshëm klimatik të ofruar nga teknologjitë e avancuara të ftohjes.

 

Stadiumi Ahmad Bin Ali

Stadiumi Ahmad Bin Ali përfshin simbole të kulturës së Katarit në fasadën e tij spektakolare të valëzuar. Objektet përreth stadiumit pasqyrojnë gjithashtu vendin me struktura në formë dune rëre që i kujtojnë tokat e bukura të egra në perëndim. Çdo pjesë përreth stadiumit është projektuar duke e pasur parasysh qëndrueshmërinë. Pas përfundimit të Kupës së Botës FIFA Katar 2022, pothuajse gjysma e 40,000 ulëseve modulare të stadiumit do të hiqen dhe do t’iu jepen projekteve të zhvillimit të futbollit jashtë vendit.

 

Stadiumi Al Thumama

I vendosur 12 km në jug të horizontit vezullues të Dohas, Stadiumi Al Thumama do të presë ndeshjet e Kupës së Botës FIFA Katar 2022 deri në ndeshjet çerekfinale. Forma e guximshme dhe rrethore e stadiumit e pasqyron një gahfiya – kapelet e endura tradicionale që janë bartur nga burrat dhe djemtë në të gjithë Lindjen e Mesme për shekuj me radhë – dhe që e shënojnë rrugëtimin e çdo djali të ri drejt moshës madhore.

 

Stadiumi Education City

Peizazhi rreth stadiumit Education City është i mbushur me universitete prijatare. Kontributi më i drejtpërdrejtë i stadiumit në zhvillimin ndërkombëtar do të vijë pasi të ketë pritur ndeshjet deri në fazën çerekfinale të turneut. Kapaciteti i arenës do të zvogëlohet përgjysmë dhe 20,000 vende do të dhurohen për të ndërtuar stadiume në vendet në zhvillim, duke ndihmuar në kultivimin e pasionit për lojën e futbollit në mbarë globin.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE