“LARG SYVE, AFËR ZEMRËS”

Më 28 prill, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me agjencinë New Moment New Ideas, organizatat BoneVet dhe Kosovo Ideas, dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e ka filluar një iniciativë të re të quajtur: “Larg syve, afër zemrës”. Qëllimi i kësaj iniciative është që të grumbulloj fonde për blerjen e testeve për COVID-19 për Kosovën.
“Pa të dhëna për COVID-19, mjekët tanë nuk mund të kuptojnë numrin e rasteve të konfirmuara dhe se si po përhapet pandemia – prandaj nuk mund të përgjigjen në mënyrën e duhur ndaj kërcënimit. Fushata synon të mobilizojë individë vullnetmirë dhe kompani brenda Kosovës si dhe në diasporë për të kontribuar financiarisht në arritjen e shumës së synuar prej 61,334 Euro, dhe rrjedhimisht sigurimin e 2500 pakove të testimit”, thuhet në një njoftim për media.
Deri tani këtë fushatë e kanë mbështetur personalitete si Lorik Cana, Petrit Çeku, Rita Saraçi, dhe Bajram Kinolli (apo Kafu nga Gipsy Groove), të cilët kanë publikuar video porosi të tyre, në të cilat ata u bëjnë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen kësaj iniciative të re të UNDP-së. Mbledhja e fondeve për qëllimet e kësaj fushate do të bëhet përmes platformës KosovaIdeas – kosovaideas.com.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE