LIQENET MË TË BUKURA NË BOTË

Liqenet bëjnë pjesë në mesin e formacioneve më të bukura në botë. Qofshin ato vende të akumulimeve minerare, të rrethuara me peizazhe të mahnitshme apo nëse gjenden shumë mbi apo nën nivelin e detit, secili prej tyre sjell një tregim dhe bukuri më vete. Në vijim po ua prezantojmë dhjetë liqenet më të bukura në botë dhe urojmë që së paku disa prej tyre t’i vizitoni.

Liqenet e Plitvicës, Kroaci

Liqenet e Plitvicës janë park kombëtar në Kroaci në zonën e Likës. Ngjyrat karakteristike të liqeneve, që variojnë nga e gjelbra e smeraldit deri te ngjyra turkiz, e bëjnë të plotë bukurinë dhe tërheqjen e këtij liqeni. Liqenet e Plitvicës janë të futura në Listën e UNESC-së të trashëgimisë kulturore botërore që nga viti 1979.

Liqeni Malaui, Malaui, Mozambik dhe Tanzani

Liqeni Malaui është liqeni më në jug i të ashtuquajturave liqeneve të mëdha të Afrikës. Për nga madhësia, ai është i treti në Afrikë dhe i nënti në botë. Vendet të cilat kanë dalje në të janë: Malaui, Tanzania dhe Mozambiku. Në liqe gjenden dy ishuj të banuar të cilat i takojnë Malauit, por që janë të rrethuar me ujërat territoriale të Mozambikut.

Liqeni me Pika, Kanada

Liqeni përmban përqendrime jashtëzakonisht të larta të kripërave dhe mineraleve të ndryshme, dhe në varësi të pranisë së sasisë së një minerali të caktuar varet edhe ngjyra e “njollave” në liqe. Banorët autoktonë këtë liqe e quajnë Kliluk, kurse për shkak të tipareve shëruese e konsiderojnë atë si një vend të shenjtë.

Liqeni i Bajkalit, Rusi

Liqeni i Bajkalit, gjendet në zonën lindore të Rusisë aziatike. Ky është liqeni më i thellë në botë dhe liqeni i dytë më i madh në Azi për nga sipërfaqja. Njihet edhe me emrin “syri i kaltër i Siberisë”. Uji i Liqenit të Bajkalit shfrytëzohet për pirje. Dimrit sipërfaqja e tij ngrihet deri në një metër thellësi dhe qëndron e ngrirë nga janari deri në maj.

Liqeni Rozë, Australi

Ky liqe shtrihet në afërsi të oqeanit, ndërsa është i rrethuar nga pylli i dendur me drunj të eukaliptit. Ashtu si edhe liqenet e tjera të njelmëta rozë ai e merr ngjyrën nga algat dhe bakteret. Ky liqe e mban këtë ngjyrë gjatë tërë ditës dhe tërë vitit.

Liqeni i Kraterit, SHBA

Liqeni i Kraterit (Crater Lake) gjendet në majën e Malit Mazuma në Oregon të SHBA-ve. Ai njihet për ngjyrën e tij të kaltër të mbyllur dhe ujit të pastër si kristal. Në pjesën më të madhe ky liqe e mbush kraterin e krijuar para 7.700 vjetëve nga një shpërthim i fuqishëm vullkanik i cili e ka rrënuar majën e Malit Mazuma.

Liqeni i Shpellës, Meksikë

Ky liqe interesant, gjendet në gadishullin Jukatan (Yukatan) në Meksikë. Për shkaka të bukurisë së tij, banorët autoktonë e konsiderojnë si dhuratë nga perënditë që adhuroheshin nga Majat. Përpos që qasja për të shijuar bukurinë këtij liqeni është fizikisht e vështirë, shpesh banorët lokal ua ndalojnë turistëve  që ta vizitojnë atë për të mos e ndotur dhuratën nga parëndësitë.

Titikaka, Peru dhe Bolivi

Titikaka është liqeni me ujë të ëmbël në lartësinë më të madhe mbidetare në Amerikën Jugore. Ai gjendet në kufirin ndërmjet Perusë dhe Bolivisë. Titikaka, njihet edhe për banorët që jetojnë në Urosët, nëntë ishujt artificial të cilat janë të ndërtuar nga kallami pluskues. Këta ishuj janë kthyer në atraksionin kryesor të Perusë.

Liqeni i Pesë Luleve, Kinë

Liqeni i Pesë Luleve, është shumë i cekët, ka shumë ngjyra, kurse dyshemeja e liqenit është mbuluar degët antike të cilat kanë rënë aty me shekuj të tërë. Ai gjendet në Parkun Kombëtar “Lugina e Nëntë Fshatrave” në veri të krahinës Seçuan.

Deti i Vdekur, Izrael dhe Jordani

Ky liqe në Azinë jugperëndimore, gjendet në lartësinë më të ulët mbidetare dhe ai është 8,6 herë më i njelmët se oqeani, gjë që e bën atë sipërfaqen më të njelmët të ujit në botë. Gjëja më interesante për këtë liqe është se njelmësia e lartë ua mundëson njerëzve që të pluskojnë në të pa frikën se do të fundosen.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE