LIQENI ATITLAN NË GUATEMALË

 

Liqeni më i thellë në Amerikën Qendrore konsiderohet nga shumëkush të jetë edhe liqeni i saj më i bukur.

 

Liqeni Atitlan e arrin thellësinë maksimale prej rreth 340 metra si dhe e ka një sipërfaqe prej 129,5 kilometra katror, prandaj nuk është aspak befasuese që ky liqe është një prej bukurive natyrore më të njohura të Guatemalës. Bukuria e tij është lavdëruar qëmoti: eksploruesi i njohur i shekullit të 19-të Alexander von Humboldt e ka quajtur atë liqenin më të bukur në botë.

 

Ajo që e dallon Liqenin Atitlan nga liqenet e tjera në rajon janë tri vullkanet që ngrihen përbri tij, duke e shndërruar një peizazh piktoresk në një peizazh plotësisht marramendës. Po ashtu, përgjatë vijës së gjatë të bregut të këtij liqeni gjenden edhe një sërë fshatrash indigjene të Majave, duke e përfshirë këtu edhe qendrën kulturore të Santiago Atitlan.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE