LULËZIMET E FILOPLANKTONEVE

 

Me kombinimin e kushteve të duhura në një trup uji, bimët e panumërta mikroskopike që jetojnë në këtë lëng, e që njihen si filoplanktone, fillojnë që të shumohen duke e shkaktuar kështu një ‘lulëzim’ në ujë. Në foton sipër, e cila është bërë nga një fluturake e NASA, shihet një lulëzim i tillë i filoplanktoneve në Oqeanin Atlantik Jugor.

 

Shtimi i lëndëve ushqyese dhe temperaturat më të ngrohta të ujit janë ato që mund të shkaktojnë një lulëzim të tillë. Ashtu sikurse edhe bimët e tjera, filoplanktonet rriten përmes fotosintezës. Që do të thotë se ato e përdorin energjinë e Diellit për të shndërruar dyoksidin e karbonit dhe lëndët ushqyese në ujë në material të bimëve të reja. Një produkt anësor i këtij procesi është oksigjeni, të cilin filoplanktonet e lirojnë fillimisht në ujë dhe më pas ai kalon në atmosferë. Në fakt, sipas vlerësimeve të shkencëtarëve, së paku gjysma e oksigjenit të botës prodhohet nga filoplanktonet, kurse pjesa tjetër vjen nga bimët në Tokë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE