LUMI FRASER NË PARKUN PROVINCIAL TË UJËVARËS REARGUARD, KANADA

 

Lumi Frejzër (origj. Fraser River) rrjedh përmes një pjese tipike të peizazhit të larmishëm të Kolumbisë Britanike (origj. British Columbia). Ai buron në Malet Shkëmbore (origj. Rocky Mountains) dhe vazhdon duke gërryer lugina të rrëpirëta përmes Kolumbisë Britanike qendrore, për të ujitur luginat e pëlleshme bujqësore në rrethinën e qytetit të Vankuverit (Vancouver), ku në jug të këtij qyteti edhe përfundon duke u derdhur në det.

 

Një pjesë posaçërisht e bukur e rrjedhës së këtij lumi kalon përmes Parkut Provincial të Ujëvarës Rearguard (Rearguard Falls Provincial Park), i cili është krijuar në vitin 1991 dhe i cili është emëruar sipas kaskadës që shihet në foton tonë. kjo ujëvarë është një prej dy ujëvarave në këtë lum 1374 metra të gjatë – ujëvara tjetër është Ujëvara Overlander disa kilometra përpara saj.

 

Kjo pikë e këtij parku është fundi i notimit të gjatë për peshqit salmon të Çinokut (Chinook), të cilët udhëtojnë nga Oqeani Paqësor për më se 1126 kilometra deri te Ujëvara Rearguard. Peshqit më të fuqishëm arrijnë që të hidhen mbi kaskadat e ujit në pikën e shumimit ku ata i hedhin vezët e tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE