LUMI QË E KA TË DREJTËN E VOTËS DHE QË MUND TË JU PADIS

Shumica e lumenjve, posaçërisht në vendet e zhvilluara, janë kthyer në kanale të ujërave të zeza. Mbeturinat industriale dhe komunale i kanë tejkaluar kapacitetet e rrjedhave të lumenjve, andaj uji nuk është më në gjendje që t’i shpërbëjë materiet e mbeturinave. Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, kur kemi të mjaftueshme për të menduar për ndikimin tonë dhe mundësitë për të mbrojtur ambientin, po ju sjellim tregimin për lumin të cilit i është dhënë statusi i personit juridik!

 

Lumi Whanganui në Zelandën e Re, e cila rrugëtimin e saj 290 kilometra të gjatë e fillon në pjesën veriperëndimore të mbuluar me borë të malit Tongariro dhe përfundon duke u derdhur në Detin e Tasmanisë, në vitin 2017 u bë lumi i parë të cilit i janë dhënë të drejtat e “personit juridik”, si një prej burimeve më të rëndësishme natyrore të këtij shteti.

 

Në rast të çfarëdo abuzimi apo kërcënimi të çfarëdo lloji të lumit, qoftë për shkak të ndotjes apo për zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme në të, lumi mund të padis personin apo personat përgjegjës. Krahas kësaj, ky status do të thotë se lumi mund të jetë edhe pronar i tokës, të hyjë në kontrata apo edhe të paditet.

 

Maurët, banorët autokton të Zelandës së Re, kanë luftuar mbi 160 vjet për të mbrojtur ligjërisht Lumin Whanganui. Me këtë lumi fiset kanë pasur kontakte dhe lidhje shumë të forta për 800 vite. Për ata, ky lum ishte burim i ushqimit, ata lundronin në të me kanoe dhe i kanë ndërtuar fshatrat në brigjet e tyre.

 

Respektimi i maurëve për paraardhësit e tyre e përfshin edhe nevojën e tyre për të mbrojtur natyrën. Ata besojnë se njerëzit dhe uji e kanë një lidhje të veçantë dhe për këtë flet edhe proverbi i tyre popullor: “Unë jam lumi dhe lumi është unë”. Duke qenë se lumi është pranuar me vendim të gjykatës si person juridik, kjo do të thotë se ai që e kërcënon lumin, e ka kërcënuar edhe fisin.

 

Lumi Whanganui, nuk është burimi i vetëm natyror të cilit i është dhënë statusi i personit juridik. Në vitin 2014, Parku Te Urewera ishte burimi natyror i parë i këtij vendi të cilit iu dha statusi i personit juridik. Në vitin 2018, edhe malit Taranaki, strat-vullkanit 120.000 vjeçar, i cili është vend i shenjtë për maurët iu dha statusi i njëjtë. Pas vendimit për Lumin Whanganui në vitin 2017, edhe lumenjve Gang dhe Jamuna, si dhe të gjithë lumenjve në Bangladesh iu dhanë të drejtat e personave juridik

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE