MAKAKËT JAPONEZ NË PARKUN E MAJMUNËVE JIGOKUDANI NË JAPONI

 

Kur jashtë bën ftohtë i madh, majmunët e borës në Parkun e Majmunëve Jigokudani në Nagano në Japoni zbresin nga malet e larta dhe zhyten në burimet e ngrohta natyrore, të cilat njihen si ‘onsen’.

 

Majmunët e borës, më zyrtarisht të njohur si makakët japonez, shquhen si primatët jo njerëzor të gjallë më verior. Këta majmun të Botës së Vjetër janë një grup tejet i sofistikuar. Ata njihen sepse e pastrojnë ushqimin e tyre para se ta konsumojnë, dhe i shijojnë këto banja të ngrohta.

 

Ata jetojnë në grupe të mëdha dhe shpesh shihen duke bërë banjë bashkë. Makakët japonez nuk kanë frikë edhe që të argëtohen kohë pas kohe. Ata janë parë në disa raste teksa fillojnë të luajnë me borë dhe të ‘luftojnë’ me topa bore. Madje, edhe majmunët më të rinj nuk hezitojnë që të përfshihen në këto beteja.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE