MALI SHUKSAN NË PARKUN KOMBËTAR ‘NORTH CASCADES’, SHBA

 

Me siguri keni dëgjuar për parqet kombëtare Josemit (Yosemite), Jelloustone (Yellowstone) dhe Gleishër (Glacier) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, një lokacion tjetër që nuk e gëzon famën e njëjtë, por që gjithsesi është përplot me peizazhe po aq spektakolare gjendet vetëm 160 kilometra në verilindje të Siatëll (Seattle).

 

Parku Kombëtar North Cascades (Kaskadat Veriore) shtrihet përgjatë territorit të shtetit Uashington (Washington) në SHBA deri në kufi me Kanadanë. Siç e kemi cekur tashmë, ai nuk është shumë i vizituar si parqet e mëdha me emër, dhe kjo mbase është një gjë e mirë.

 

Një prej tipareve kryesore të këtij parku është se aty gjendet sistemi më i madh i akullnajave (glacialeve) në 48 shtetet jugore të SHBA-ve me gjithsejtë 300 sosh (shtetet veriore si Alaska sigurisht që kanë shumë më tepër borë dhe akullnaja).

 

Ky park me rreth me një sipërfaqe prej 202.343 hektarë, gëzon edhe florë dhe faunë tejet të pasur, male alpine (ky titull iu takon maleve që arrijnë lartësi mbidetare prej rreth 3.000 metra), ujëvara, si dhe disa prej majave më mbresëlënëse të vargmaleve të Kaskadave Veriore. Në mesin e këtyre majave veçohet Mali Shuksan, i cili është një prej lokacioneve më të fotografuara në tërë këtë park.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE