MAURITSHUIS DHE BINNENHOF NË HAGË, HOLANDË

 

Haga gjendet vetëm një orë në jug të Amsterdamit dhe njihet si qendra globale e drejtësisë. Tek e fundit në këtë qytet gjenden edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare. Mirëpo, ky qytet historik është edhe shtëpia e disa prej lokacioneve më të rëndësishme holandeze, duke i përfshirë këtu edhe dy ndërtesat në këtë fotografi.

 

Këtu në brigjet e liqenit Hofvijver gjenden ndërtesa të dedikuara për kulturën dhe qeverisjen. Në të djathtë është ndërtesa e gjatë e Binnenhof, e cila fillimisht ishte një kështjellë e stilit gotik e ndërtuar në shekullin e 13-të, dhe e cila ka qenë selia e qeverisë holandeze për më shumë se 400 vjet.

 

Ndërtesa në të majtë e mban një prej koleksioneve më të mëdha të artit holandez në botë. Në pasuritë kulturore të Muzeut të Mauritshuis gjenden qindra vepra të Epokës së Artë të Holandës ku përfshihen pikturat e Rembrantit, Hals, Holbein – dhe mbase kanavaca më e njohur nga të gjitha – Vajza me Vathë Perlee Vermeer.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.