MËSONI PËR GJITHËSINË ME NASA-në

Teksa të gjithë ne jemi duke u munduar maksimalisht që të ndihmojmë në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, duke i zbatuar udhëzimet e ekspertëve, nuk ka dyshim se qëndrimi në shtëpi është një prej udhëzimeve më të rëndësishme që duhet ta respektojmë. Mirëpo, qëndrimi në shtëpi e ngre një çështje tjetër:

 

Çka mund të bëjmë gjatë kësaj kohe që jemi në shtëpi?

 

Nëse kjo është dilema e juaj atëherë, ne mendojmë se ky është një rast i jashtëzakonshëm që të provoni të filloni të udhëtoni drejt yjeve, jo duke dalë përjashta por, përmes burimeve online dhe falas të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Gjithësisë, të cilën shumica prej jush e njihni sipas akronimit të saj NASA (National Aeronautics and Space Administration).

 

Në vijim ne i sjellim para jush disa prej mundësive që mund t’i eksploroni për t’i bërë ditët e juaja në shtëpi shumë më interesante dhe argëtuese ndërkohë që edhe mësoni për gjithësinë.

 

AKTIVITETET STEM (SCIENCE, TECHNOLOGY, ENGINEERING AND MATHEMATICS)

 

NASA’s Jet Propulsion Laboratory’s “teachable moments” (“momentet e mësueshme” të Laboratorit të Shtytjes së Avionëve të NASA) – për studentë të cilat fillojnë nga diskutimet për Ditën e Pisë (14 Marsi – për nder të konstantës matematikore π (pi)), kalimin e Merkurit përpara diellit, retrospektivën rreth programit Apollo me rastin e 50 vjetorit të zbarkimit në hënë, dhe citimin e lidhjeve gjithmonë të famshme nga “Star-Wars” mE shkencën e vërtetë.

 

EXPLORE NASA STEM ofron aktivitete në shtëpi për nxënësit nga mosha parashkollore e deri në klasën e 12. Këtu gjeni faqe të përshtatura për nxënës që dëshirojnë të punojnë vetëm, si dhe faqe të tjera për mësimdhënësit (dhe prindërit) të cilët kërkojnë aktivitete për fëmijët dhe adoleshentët. Për shembull, faqja “K- to 4”, përmban aktivitete për aeroplanët, motin dhe klimën, yjet, tokën dhe Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (SNH).

 

Mësoni STEM me Snoopy në gjithësi! “Space Foundation” (Fondacioni i Gjithësisë) në partneritet me krijuesit e filmit vizatimor “Peanuts” i kanë përgatitur 10 ligjërata për fëmijët deri në klasën e nëntë, të bazuara tek personazhi “Snoopy”. Këto ligjërata mund të shkarkohen dhe ato përmbajnë projekte që kërkojnë materiale që gjenden lehtë. Nxënësit bashkë me “Snoopy” mësojnë për yjësitë, njësitë hapësinore, raketat, mikrogravitetin, dhe misionet e ndryshme të Programit Apollo. “Duke punuar me plane mësimore të cilat i përfshijnë temat si toka dhe shkencat e gjithësisë, matematikën dhe të tjera, nxënësit i zhvillojnë shkathtësitë e tyre si zgjidhja e problemeve, kryerja e hetimeve, ndërtimi i shpjegimit, etj.,” thanë në një deklaratë zyrtarët e Space Foundation.

 

“Space Racers” (Garuesit e Gjithësisë) një seri e animuar televizive për fëmijë, e prodhuar në bashkëpunim me ekspertët e NASA, ka përgatitur materiale arsimore falas për nxënësit gjatë periudhës që shkollat janë të mbyllura nga pandemia e COVID-19. Episodet falas të kësaj serie, si dhe materialet arsimore për aktivitete shkencore, të teknologjisë, inxhinierisë, artit, matematikës (STEM) mund të shkarkohen në: https://www.spaceracers.com/grownups/.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE