MËSONI TË VIZATONI VIZATIME “DOODLE”

Tani që keni shumë kohë të lirë, sigurisht që mendoni se çka mund të mësoni diçka të re. Ndoshta të luani ndonjë instrument muzikor, ndonjë gjuhë të re, apo ndoshta ju intereson vizatimit por, kurrë nuk e keni pasur mundësinë që të vijoni ndonjë kurs apo që t’i përkushtoheni atij me të vërtetë. Tani e keni një mundësi ideale për ju! Mësoni që të vizatoni nga një prej autorëve më të shitur të librave për fëmijë, animatorit dhe shkrimtarit, Mo Uilliams (Mo Williams)!

 

Nëse nuk keni dëgjuar për të, mjafton që t’ju themi se puna e tij në televizion e përfshin edhe pjesëmarrjen në krijimin e serive të animuara si: “Në këtë qytet të madh” për kanalin “Cartoon Network” por, ai ka punuar edhe për seritë e famshme “Rruga Sesam” (Sesame Street) dhe “Mapet Shou” (Muppet Show)

 

Mo Uilliams do t’ju mësoj si t’i vizatoni vizatimet e quajtura “doodle”. Ai poston çdo sitë në Youtube një video incizim të ri me udhëzime. Ai i nxit shikuesit dhe përcjellësit e tij që të dërgojnë pyetje në të cilat ai mundohet që të përgjigjet në video udhëzuesit e tij.

 

“Merrni letra, lapsa dhe ngjyra! Së bashku do të vizatojmë dhe hulumtojmë mënyrat e të shkruarit dhe krijimit!” – porosit ai. “Ndoshta jeni të izoluar por, ju nuk jeni vetëm. Ju jeni krijues të artit. Ejani të krijojmë bashkë!”

 

Mo Uilliams, është artist i Qendrës Kenedi, kështu që të gjithë video udhëzuesit mund t’i gjeni në kanalin e tyre në Youtube. Më poshtë mund t’i shihni fotot e disa prej vizatuesve të rinj që kanë filluar të ndjekin orët e Mosë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE