MISIONI DART I NASA E GODET ASTEROIDIN NË TESTIN E PARË NË HISTORI PËR MBROJTJEN E PLANETIT

 

Pas 10 muajve të fluturimit në gjithësi, Testi për Ridrejtimin e Asteroideve të Dyfishtë (Double Asteroid Redirection Test – DART) – demonstrimi i parë i teknologjisë tokësore për mbrojtjen e planetit – të hënën e ka përplasur me sukses asteroidin e shënjestruar. Kjo është përpjekja e parë e NASA-së për të lëvizur një asteroid në hapësirë.

 

Përplasje e suksesshme

Kontrolli i misionit në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar Johns Hopkins (Johns Hopkins Applied Physics Laboratory – APL) në Laurel të Merilendit, ka njoftuar për përplasjen e suksesshme në orën 7: 14 sipas orës lindore, gjegjësisht në orën 13:14 sipas orës tonë.

 

Fantashkenca kthehet në realitet

Si pjesë e strategjisë së përgjithshme të NASA-së për mbrojtjen e planetit, përplasja e DART me asteroidin Dimorphos e ka demonstruar një teknikë të zbatueshme për mbrojtjen e planetit nga asteroid apo kometa që i drejtohen Tokës, gjithmonë nëse ato zbulohen me kohë.

 

“Në thelb, DART është një sukses i pa parë më herët për mbrojtjen e planetit, por është edhe një mision i bashkimit me dobi të vërtetë për tërë njerëzimin,” deklaroi Administratori i NASA-së Bill Nelson. “Teksa NASA e studion gjithësinë dhe planetin tonë mëmë, ne po ashtu jemi duke punuar në mbrojtjen e tij, dhe ky bashkëpunim ndërkombëtar e ka kthyer fantashkencën në realitet, duke e demonstruar kështu një mënyrë për të mbrojtur Tokën,” shtoi ai më tej.

 

Shënjestrohen dy asteroid jo kërcënues për Tokën

DART e shënjestroi një asteroid hënëz të quajtur Dimorphos, i cili është një trup qiellor i vogël me diametër 160 metra, dhe i cili sillet në orbitë rreth një asteroidi më të madh (780 metra) të quajtur Didymos. Asnjëri prej këtyre asteroideve nuk përbën ndonjë kërcënim për Tokën.

 

Ky mision njëdrejtimësh e ka konfirmuar që NASA me sukses mund të drejtojë një fluturake për t’u ndeshur me qëllim me një asteroid për t’ia ndërruar drejtimin këtij të fundit. Kjo teknikë njihet si përplasja kinetike.

 

Studimi i efekteve të përplasjes vazhdon nga Toka

Ekipi hulumtues tani do ta vëzhgojë Dimorphos-in duke i përdorur teleskopët në tokë, për të konfirmuar që përplasja e DART e ka ndryshuar orbitën e këtij asteroidi rreth Didymos. Studiuesit presin që kjo përplasje ta shkurtoj orbitën e Dimorphos për rreth 1%, ose përafërsisht 10 minuta. Matja e saktë se sa është ridrejtuar ky asteroid është një prej qëllimeve kryesore të tërë testit.

 

Sistemet e sofistikuara të navigacionit e mundësuan këtë sukses

Instrumenti i vetëm i kësaj fluturakeje, Kamera për Asteroid dhe Vëzhgimin e Didymos për Navigacion Optik (Didymos Reconnaissance and Asteroid Camera for Optical navigation – DRACO), së bashku me një sistem të sofistikuar të drejtimit, navigacionit dhe kontrollit që punon në çift me algoritmet e Navigacionit të Atypëratyshëm Autonom për Manovrimin e Trupave të Vegjël (Small-body Maneuvering Autonomous Real Time Navigation – SMART Nav), ia mundësuan DART-it që të identifikonte dhe të bënte dallimin në mes të këtyre dy asteroideve dhe të shënjestronte atë me trup më të vogël.

 

Asteroidi goditet nga një fluturake si kuti

Këto sisteme e drejtuan një fluturake të gjithësisë në formën e një kutie 570 kilogramëshe përgjatë 90,000 kilometrave të fundit të gjithësisë drejt Dimorphos, duke e përplasur qëllimisht në të me një shpejtësi prej rreth 23,000 kilometra në orë, për ta ngadalësuar pak shpejtësinë orbituese të asteroidit. Pamjet e fundit të DRACO, që u dërguan nga fluturakja vetëm pak sekonda para përplasjes, e kanë shfaqur sipërfaqen e Dimorphos me detaje nga afër.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.