MJEGULLNAJA E ORIONIT

 

Nëse e keni mundësinë që të largoheni nga verbimi i dritave të qytetit dhe rrugëve, në mbrëmjet e kthjellëta nëse e shikoni qiellin me vëmendje do të mund ta dalloni Mjegullnajën (Nebulën) e Orionit pa ndihmën e ndonjë teleskopi apo mjeti tjetër.

 

Ku gjendet Mjegullnaja e Orionit?

Për ta lokalizuar atë fillimisht duhet ta gjeni Brezin e Orionit në yjësinë e emëruar sipas gjuetarit mitik grek. Poshtë tij, do ta dalloni këtë mjegullnajë me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër. Sigurisht, pamja e juaj nuk do të jetë po aq e qartë dhe e detajuar sikurse ajo në fotot e paraqitura këtu, pasi që këto foto janë bërë nga Teleskopi Hapësinor Habëll (Hubble), nga orbita e ulët e Tokës, por gjithsesi tani ju e dini se çka dhe ku duhet të kërkoni.

Çka është Mjegullnaja e Orionit?

Mjegullnaja e Orionit është rajoni më i afërt yll formues me planetin tonë, gjë që e shpjegon arsyen pse ajo mund të shihet me sy. Ajo është jashtëzakonisht e ndritshme, me yje të tipit O, të cilat janë më të shndritshmet dhe më të nxehtat në bërthamën e tyre.

 

Nga ku duhet t’i vëzhgoni yjet?

Nëse keni dëshirë që të keni pamjen më të mirë për ta parë këtë mjegullnajë dhe yjësitë e tjera të mrekullueshme, duhet të shkoni në një vend të errët, në të cilën ndërhyrja nga çfarëdo ndriçimi është minimale.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.