MJEGULLNAJA ROZETA

 

Fjala ‘rozetë’ buron nga fjala frënge ‘rosette’ që do të thotë trëndafil i vogël, por asgjë nuk është e vogël kur bëhet fjalë për Mjegullnajën Rozeta.

 

Një re e gazit përplot me yje të sapoformuara, kjo mjegullnajë e ka një diametër prej 130 vite drite. Siç e kemi shpjeguar më parë një vit drite është distanca që drita e përshkon për një vit. Ose me fjalë të tjera, një vit drite është pothuajse 9 trilion kilometra, andaj pa asnjë hezitim mund të themi se këtu kemi të bëjmë me një lulëzim goxha të madh.

 

Hidrogjeni i jonizuar e përbën pjesën më të madhe të gazrave të kuqe që duken si spërkatje, dhe të cilat ia japin Mjegullnajës Rozeta ngjyrën dhe formën e saj të veçantë.

 

Ndonëse është 5000 vite drite larg Tokës, nëse ia drejtoni një palë dylbi Yjësisë Monoceros, ju do të mund ta shihni tufën e yjeve që shkëlqejnë në qendër të kësaj luleje yjore.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.