NATYRA MAHNITËSE: LULJA MË E VOGËL DHE MË E MADHE NË BOTË

A e dini se lulja më e madhe në botë mund të rritet deri në madhësinë e një çadre, përderisa pesha e lules më të vogël e arrin përafërsisht peshën e dy kokrrave të kripës?

 

Lulja më e madhe në botë mund të rritet deri në madhësinë e një çadre të hapur, përderisa nevojiten 5000 lule prej më të voglave në botë për të mbuluar vetëm majën e njërit prej gishtave tuaj. Shikoni se si natyra mahnitëse e ka treguar mjeshtërinë e saj duke e krijuar lulen më të madhe dhe më të vogël në botë…

 

Sipas të dhënave nga Libraria e Kongresit, bima me lulen më të madhe në botë quhet Rafflesia arnoldii. Kjo lule e rrallë, mund të gjendet në pyjet tropikale të Indonezisë. Ajo mund të rritet deri në 0,9 metra dhe të peshojë deri në 6,8 kilogramë. Kjo është një bimë parazitare, pa gjethe, rrënjë apo trup të dukshëm. Ajo nuk ka klorofil dhe nuk e bën fotosintezën, andaj ujin dhe materiet ushqyese i merr nga bimët e tjera. Kur lulëzon ajo e liron një aromë kundërmuese, të ngjashëm me aromën e mishit të prishur. Kjo aromë i tërheq insektet që i polenizojnë bimët. Një tjetër lule e madhe në Indonezi quhet Amorphophallus titanum ose Titan arum. Ajo njihet edhe si lulja kufomë për shkak të aromës së saj të pakëndshme. Sikurse Rafflesia edhe Titani e emiton aromën e mishit të prishur për të tërhequr polenizuesit.

 

Teknikisht, Titan Arum nuk është lule më vete por, ajo përbëhet nga shumë lule më të vogla, të cilat së bashku e krijojnë infloreshencën (infloreshenca është një tufë lulesh të cilat rriten në një kërcell që përbëhet nga një degë e vetme ose nga një grumbullim i komplikuar i degëve). Titan arum e ka kërcellin më të madh të padegëzuar nga të gjitha bimët që lulëzojnë (çelin). Ajo mund të rritet nga 2,13 metra deri në 3,6 metra dhe të arrij deri në 77 kilogramë peshë.

 

Sipas të dhënave nga Libraria e Kongresit, epiteti i lules më të vogël i takon Uolfias (Wolffia globosa) ose algave të ujërave të ëmbla. Wolffia globosa është një prej bimëve ujore nga familja Lemnacear, e cila i përmban 38 lloje të bimëve lulëzuese më të vogla dhe më të thjeshta. Kjo bimë, mesatarisht është e gjatë 0,6 milimetra dhe e gjerë 0,36 milimetra. Pesha e saj është përafërsisht sa dy kokrra kripë.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.