Ditën e djeshme në ceremoninë e mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë, Komandanti i KFOR-it në largim, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia nga Italia, ia dorëzoi komandën e Misionit të NATO-së në Kosovë – KFOR-it, pasuesit të tij nga Turqia Gjeneral Majorit Özkan Ulutaş.
Ceremonia u zhvillua nën udhëheqjen e Komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate (Commander of Allied Joint Force Command) në Napoli, Admiralit Stuart B. Munsch. Në ceremoni morën pjesë autoritete të shumta civile, ushtarake dhe diplomatike.