NË DITËN E SHAKAVE PËR RRENGJET MË TË FAMSHME

NË DITËN E SHAKAVE PËR RRENGJET MË TË FAMSHME: SPAGETI NË DRU, FERMA MUNCHMALLOW, FLUTURIMI ME FRYMË…

 

Sot do të duhej të gjeni ndonjë shaka origjinale por, të padëmshme, rreng, apo ndoshta edhe ndonjë lajm të rrejshëm por, me kusht që ajo ta bëjë pranuesin e saj të qeshë me lot. Më 1 prill, shakatë i quajmë rrenat e 1 prillit, kurse ai që i bën ato në fund duhet të thotë “Aprililili” dhe kështu ta konfirmojë se bëhet fjalë për një shaka, dhe jo për ngjarje apo informacione të vërteta.

 

Disa prej rrengjeve të kësaj dite kanë fituar edhe famë botërore.

 

Një prej më të njohurave është ajo e rrjetit televiziv BBC e vitit 1957. Kjo shtëpi e njohur mediale e publikoi asokohe një material gati tre minuta të gjatë se si në vendin e quajtur Ticino, në kufirin në mes të Zvicrës dhe Italisë, spagetit rriten në pemë.

 

Më 1 prill 1977, gazeta “The Guardian” e publikoi një shtojcë të posaçme prej 7 faqeve, i cili i kushtohej San Serifit – republikës së vogël që përbëhet nga disa ishuj. Ata e cekën edhe kryeqytetin e këtij ishulli dhe emrin e prijësit të supozuar. Lexuesit e besuan aq shumë tekstin sa filluan të thërrisnin redaksinë e gazetës për të marrë më shumë informacione për këtë vend idili për pushime.

 

Në prill të vitit 1934, shumë gazeta amerikane, duke e përfshirë edhe “The New York Times”, e botuan foton e një njeriu që fluturonte përmes një pajisje të cilën ai e vinte në punë përmes frymëmarrjes së tij. Më pas u konfirmua se fotoja nuk ishte e vërtetë.

 

Kurse në vitin 1989, jashtëtokësorët aterruan në afërsi të Londrës. Në fund rezultoi se “pjata fluturuese” ishte veçse një balonë me ajër të nxehtë nga e cila zbriti një njeri i maskuar si jashtëtokësor. Ky person ishte Richard Brenson. Plani i tij ishte që më 1 prill të ulej në “Hyde Park” në Londër por, që era e kishte ulur në tokë një ditë më herët.

 

Nga Karolina e Veriut, para njëzet viteve, doli lajmi për Fermën “Munchmallow”, ku kjo ëmbëlsirë rritet në pemë. Lajmi ishte aq bindës, sa që gazetari i cili e përgatiti lajmin, vitin që shkoi e pranoi se shikuesit ende e pyesin nëse lajmi ishte i vërtetë.

 

Nëse këta shembuj ju kanë mahnitur, vizitoni faqen zyrtare të Muzeut të Mashtrimeve (The Museum of Hoaxes) dhe lexoni për mashtrime të tjera të 1 prillit!

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE