NISENI DITËN ME USHTRIME!

Duke qenë se nuk keni qasje në palestra apo parqe, javës së kaluar ju propozuam që të filloni të stërviteni në shtëpi. Tani po ju propozojmë që ta filloni çdo ditë me disa ushtrime për të cilat do t’ju duhen gjithsejtë 7 minuta.

 

Kërcimet në vend, ulje mbështetur në mur, pompa të duarve, pompa të barkut, ngjitje në stol, vrap në vend me ngritje të gjunjëve lart, uljet galiç, uljet për triceps në karrige, pompa për duar me rrotullim, dhe dërrasa anësore.

 

Ndonëse numri i ushtrimeve është i lartë, janë gjithsejtë 12, nëse secilin ushtrim e përsëritni për 35 sekonda, këtë aktivitet fizik do ta përfundoni për vetëm 7 minuta.

 

Përgatituni dhe filloni! Kjo stërvitje do të jetë e mirë për trupin tuaj, por edhe për mendjen para se të filloni mësimin nga shtëpia!

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE