OBSH DHE RAKUTEN VIBER BASHKOHEN PËR TË LUFTUAR KEQINFORMIMIN PËR COVID-19 ME NJË CHATBOT INTERAKTIV

Një chatbot interaktiv në Rakuten Viber synon që të sjell informacion të saktë rreth COVID-19 për njerëzit në gjuhë të ndryshme.

Partneriteti me Rakuten Viber i jep OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) potencialin për të kontaktuar me mbi 1 miliard njerëz në gjuhën e tyre amtare drejtpërdrejt përmes telefonave të tyre mobil.

 

“Synimi i OBSH-së është që të arrijë te sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, me informacion të besueshëm për shëndetin, përmes teknologjisë inovative digjitale. Informacioni është i fuqishëm dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve gjatë kësaj pandemie,” tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

Pasi që të bëhn pjesë e chatbot-it të OBSH-së në shërbimin Viber, përdoruesit do të pranojnë lajmërime me informacionin më të fundit drejtpërdrejt nga OBSH-ja. Përdoruesit gjithashtu do të mund të mësojnë se si të mbrohen dhe që të testojnë njohuritë e tyre për koronavirusin përmes një kuizi, i cili ndihmon për të thyer mitet. Një qëllim tjetër i këtij partneriteti është që të luftohet keqinformimi.

 

Viber e ka krijuar edhe një pako të posaçme të stikerave për nder të Ditën Botërore të Shëndetit të OBSH-së, përmes së cilave nderohen infermieret, mamitë dhe punëtorët e tjerë shëndetësor për punën që janë duke e bërë dhe për sakrificat e tyre në luftën kundër kësaj pandemie.

 

Chatbot-i është falas dhe u lansua më 31 mars në gjuhën angleze, ruse dhe arabe dhe në ndërkohë pritet që të shtohen edhe 20 gjuhë të tjera.

 

Bëhuni pjesë e shërbimit të OBSH në Viber përmes: https://vb.me/82e535.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE