“OLD MAN OF STORR PINNACLES” NË ISHULLIN E SKAJ (SKYE), SKOCI

 

Hektarë për hektarë Ishulli i Skaj (Isle of Skye) në Skoci është një prej vendeve më panoramike në Botë. Rrjedhimisht, ky ishull është përplot me vende ku duhet ndalur për të shijuar peizazhet që paraqiten.

 

Tatëpjeta e Storr (Slopes of Storr)

Përgjatë mijëra vjetëve, rrëshqitjet e dheut e kanë kthyer këtë ishull në Hebridet Skoceze në një vend të pasur me formacione surreale të shkëmbinjve, shkrepave të mprehtë dhe gadishujve masiv.

 

Fotoja më sipër është bërë në tatëpjetën e Storr, një shkrep që ngrihet mbi 600 metra lartësi mbidetare. Ndërsa më poshtë shihet banori më i famshëm i këtij vendi, një grup i gurëve të ngritur të strallit (flintstone), të cilët njihen me emrin “Old Man of Storr Pinnacles” (Majat e Plakut të Storrit).

 

 

Bukuria e jashtëzakonshme e Storrit e ka bërë atë një peizazh të preferuar për piktorët, fotografët dhe regjisorët e filmave, duke e përfshirë edhe regjisorin Ridli Skot (Ridley Scott). Ky i fundit e ka shfrytëzuar këtë lokacion për efektet e frikshme në filmin e tij “Prometheus” (Prometeu).

 

Guri i strallit

Stralli është një lloj i gurit sedimentar që përbëhet kryesisht nga kuarci. Ai njihet për fortësinë e tij dhe aftësinë për të krijuar shkëndija nga goditja në çelik ose hekur. Stralli është përdorur nga njerëzit për mijëra vjet. Gjatë kohëve parahistorike, stralli është përdorur zakonisht për të krijuar vegla të mprehta si kokat e shigjetave, thika dhe maja të shtizave. Aftësia për të krijuar shkëndija nga goditja me hekur e bëri këtë gur të nevojshëm për ndezjen e zjarrit, një shkathtësi kjo thelbësore për mbijetesën e njerëzve. Gdhendja ose formësimi i strallit është bërë përmes thyerjes së kontrolluar një praktikë kjo është zbatuar nga kultura të ndryshme në mbarë botën.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE