ONE WORLD: TOGETHER AT HOME

Të gjithë ata që janë bërë pjesë e “chatbot-it” interaktiv, i cili është lansuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në bashkëpunim me aplikacionin Viber Rakuten, sot e kanë pranuar një mesazh të titulluar: ‘One World: Together at Home.’
Më tej në këtë mesazh thuhet: ‘One World: #Together at Home.’ Është një transmetim historik, global në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë dhe OBSH-së në luftën kundër pandemisë COVID-19.

 

ÇKA ËSHTË: ‘ONE WORLD: TOGETHER AT HOME.’?

Ky do të jetë një koncert nga shtëpia në të cilin do të marrin pjesë dhjetëra personalitete të famshme dhe muzikantë, kurse nikoqirët ose moderatorët e tij do të jenë: Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert.

Ky aktivitet është bashkëpunim në mes të OBSH-së dhe Global Citizen, dhe ai ka për synim që të nxisë njerëzit që të veprojnë kundër përhapjes së korona virusit, duke qëndruar në shtëpi. Organizimin e këtij aktiviteti e ka ndihmuar edhe Lady Gaga.

 

KUSH DO TË MERR PJESË?

Të gjithë: nga Usher deri te Taylor Swift, te Rolling Stones dhe Lady Gaga, e deri te Oprah Winfrey. Edhe Bill dhe Melinda Gates janë paraparë që të paraqiten. Lista e plotë e të gjithë pjesëmarrësve mund të gjendet në faqen e këtij aktiviteti dhe duhet t’ju themi se është një grup i jashtëzakonshëm. Adresa është: (https://www.globalcitizen.org/en/connect/togetherathome/).

 

SI MUND TA SHIKOJ?

Ka disa mënyra se si mund ta shikoni.
Aktiviteti do të zgjasë plot tetë orë dhe ai është i ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë është një para koncert prej gjashtë orësh i cili do të fillojë të transmetohet sot (të shtunën) në mbrëmje nga ora 20:00 përmes: “Live Stream” Amazon Prime Video, Facebook, Instagram, TuneIn, Twitch, Twitter dhe YouTube. Kurse në mëngjesin e së dielës nga ora 02:00-04:00 do të fillojë pjesa kryesore e koncertit e cila do të zgjasë dy orë. Kjo pjesë e aktivitetit do të transmetohet edhe nga Apple, Music, Apple TV, dhe Apple Beats 1 si dhe kanalet televizive amerikane ET, NBC, CBS dhe ABC. Kurse të dielën në mbrëmje kanali televiziv BBC One do të transmetojë një përmbledhje të tërë programit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE