ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË, FONDACIONI I KB-RA DHE ILLUMINATION BËHEN BASHKË PËR MESAZHE SHËNDETËSORE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Fondacioni i Kombeve të Bashkuara dhe studio e filmave të animuar Illumination janë bërë bashkë për lansimin e Njoftimeve për Shërbime Publike (NJSHP) të cilat i përforcojnë praktikat e sigurta dhe të shëndetshme gjatë këtyre kohërave sfiduese. Në këto njoftime paraqiten personazhet shumë të dashura nga filmi “Despicable Me”, gjegjësisht Gru dhe Minionët. NJSHP-të janë të fokusuara në sjelljet që ndihmojnë në zbutjen e pasojave të COVID-19, duke e përfshirë distancimin fizik, të qenit aktiv në shtëpi dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.

 

“Në këtë kohë sfiduese, ne duhet t’i gjejmë të gjitha mënyrat e mundshme për t’iu dhënë shpresë njerëzve në ndërkohë që i shpërndajmë këshillat për mbrojtjen e shëndetit tonë,” tha Dr. Tedros Adhanom, Drejtori Gjeneral o OBSH-së.

 

Zërin për NJSHP-të e ka bërë aktori i famshëm Steve Carrel, i cili është zëri i personazhit Gru. NJSHP-të do të përkthehen edhe në gjuhë të tjera si spanjisht, frëngjisht, portugalisht, arabisht, etj.

 

“Rrëfimi i tregimeve është një mjet i fuqishëm për të përshpejtuar ndryshimet pozitive sociale në botë. Është një nder që të bëhem partner me OBSH dhe Fondacionin e KB-ra për t’ua rikujtuar njerëzve në mbarë botën se ata duhet ta mbrojnë veten dhe të tjerët gjatë kësaj pandemie,” tha në mes të tjerash Chris Meledandri, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Illumination.

 

“Jemi shumë të lumtur që personazhet e filmave Despicable Me do ta shfaqin dashurinë e tyre duke i treguar mënyrat se si të mbrojnë veten dhe komunitetet e tyre gjatë kësaj kohe,” tha Elizabeth Cousens, kryetarja dhe drejtoresha ekzekutive e Fondacionit të KB-ra.

 

Nëse keni dëshirë që të shihni NJSHP-në e përgatitur nga ky bashkëpunim shkoni në: https://youtu.be/DYkIKU_PcBc.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE