PALLATI PENA NË SINTRA, PORTUGALI

 

Në maje të një kodre mbi qytetin e Sintra në Portugali gjendet një kështjellë e jashtëzakonshme, e cila është ndërtuar në një stil të elaboruar Romantik.

 

Ky pallat, i cili njihet me emrin Pallati Pena, mund të duket sikur është ndërtuar në periudhën e mesjetës, por në fakt, ai është ndërtuar në mesin e shekullit të 19-të mbi rrënojat e një strukture të mëparshme.

 

Në mesjetë në këtë lokacion fillimisht gjendej një kishëz ë vogël, e cila më vonë u zgjerua për t’u kthyer në një manastir. Ky manastir ekzistoi për disa shekuj përpara se të shkatërrohej nga dy goditje të njëpasnjëshme, fillimisht nga vetëtima dhe më pas një tërmet.

 

Pallati madhështor që e shohim sot u porosit nga Mbreti Ferdinand dhe ndërtimi i tij u përfundua në vitin 1854 me një amalgamë (përzierje) fantastike të stileve arkitekturale, duke përfshirë në të edhe ndikime Neo-Gotike dhe Neo-Islamike.

 

Pallati Pena njihet për skemën e tij të kombinimit të ngjyrës së verdhë me të kuqen. Ndonëse, ngjyra origjinale ishte zbehur në një nuancë të ngjyrës së hirtë përgjatë viteve, në shekullin e 20-të ngjyrat e tij goditëse origjinale u restauruan në këtë ‘xhevahir të Sintras’.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE