PAMJE E ORNANS (1850) NGA GUSTAVE COURBET

 

Një nga motivet e preferuara të piktorit francez Gustave Courbet ishte qyteza e tij e lindjes Ornans, dhe në shumë prej punimeve të tij është paraqitur kjo zonë.

 

Kjo nuk ishte një praktikë e pazakonshme për artistët e shekullit të 19-të, mirëpo puna e Courbet dallonte – dhe shpesh shkaktonte polemika – për shkak të stilit të tij revolucionar. Courbet besonte që ai duhej të pikturonte vetëm atë që mund ta shihte me të vërtetë, një shkollë kjo e artit që u bë e njohur si realizmi.

 

Ai e braktisi traditën e skenave të idealizuara historike apo fetare dhe hapi shtigje të reja duke e pikturuar jetën e pa zbukuruar. Pa marrë parasysh nëse ishte një pikturë e madhe ku fshatarët, jo mbretërit, ishin në qendër të vëmendjes, apo në peizazhet e tij të pa romantizuara (sikurse ky që është shfaqur në foto), Courbet e përtëriu formën dhe me këtë e ndikoi një gamë të tërë të artistëve që e pasuan atë.

 

Pamje e Ornans është në koleksionin e Muzeut Metropolitan të Artit në Qytetin e Nju Jorkut (New York City).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE