PIKTURA ‘CANADIAN ROCKIES (LAKE LOUISE)’ (CA.1889), NGA ALBERT BIERSTADT

 

Popullariteti i Albert Bierstadt e arriti kulmin në vitet 1870-të, kur pikturat e tij monumentale të natyrës së egër amerikane i mahnitën si kritikët edhe koleksionuesit e artit.

 

Mirëpo, teksa shekullit të 19-të po i vinte fundi, dhe një lëvizje e re dhe radikale e artit që njihej si impresionizmi po vinte nga Evropa, peizazhet madhështore dhe të idealizuara të Bierstadt gjithnjë e më shumë filluan të shiheshin si bombastike, jo reale dhe të vjetruara.

 

Kjo është arsyeja e pjesshme pse kjo vepër u mirëprit – kjo nuk është një pikturë me ngjyra vaji në kanavacë – por një skeç i punuar me vaj në letër, një lloj studimi i vogël të cilin Bierstadt do të mund ta përdorte më vonë si referencë gjatë pikturimit të kanavacës më të madhe dhe më të plotë.

 

Ky skeç me ngjyra vaji u pa si një regjistrim i atypëratyshëm dhe real i natyrës, prandaj u konsiderua më modern se sa pikturat e plota të Bierstadt.

 

Piktura ‘Canadian Rockies (Lake Louise)’ (Malet Shkëmbore Kanadeze (Liqeni Luizë)) gjendet në koleksionin e Muzeut Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE