PIKTURA “FUSHA E GRURIT ME QIPARIS” (1889), NGA VINSENT VAN GOG

 

Në pikturën “Fusha e Grurit me Qiparis” (anglisht: ‘Wheat Field With Cypresses’), një qiparis i Provencës ngrihet sipër një fushe me grurë në Saint-Rémy, në njërin prej serisë së peizazheve që Vinsent Van Gog (Vincent Van Gogh) e ka pikturuar në këtë zonë në vitin 1889.

 

Artisti holandez besonte se ky ishte një prej peizazheve të tij verore më të bukura, dhe një pjesë e frymëzimit për ta punuar atë mund t’i ketë ardhur nga afërsia që ai e kishte me subjektin (temën) e tij: Kjo kanavacë u pikturua në atë që në zhargonin artistik njihet si ‘en plain air’ (termi frëng për ‘jashtë’).

 

Jo shumë kohë më vonë pasi që e pikturoi këtë skenë me ngjyra të vajit, Van Gogu krijoi versione të tjera të pamjes së njëjtë, ku njërin prej tyre e vizatoi me laps xunkthi (kallami).

 

Fushat e grurit ishin subjekti i preferuar i këtij artisti. Andaj, ai i ka pasqyruar ato në dhjetëra punime tij. Madje, një seri e tërë e punimeve të tij njihet thjesht si: ‘Fushat e Grurit’.

 

Fusha e grurit me qiparis është në koleksionin e Muzeut Metropolitan të Artit në Qytetin e Nju Jorkut (New York City).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE