PIKTURA ‘JALAIS HILL, PONTOISE’ (1867), NGA CAMILLE PISSARRO

 

Në pikturën Jalais Hill, piktori Camille Pissarro e ka përjetësuar kodrinën e karakterizuar nga fushat bujqësore në formë drejtkëndëshe e cila gjendet jo shumë larg shtëpisë ku ky artist jetonte asokohe në Pontoise në Francë.

 

Kur kjo pikturë u prezantua në vitin 1868, ky punim i artistit franko-danez Pissarro u lavdërua në mes të tjerëve edhe nga shkrimtari i njohur Emile Zola, i cili e komentoi si në vijim këtë skenë në dukje prozaike: “Nga realiteti i zakonshëm temperamenti i piktorit e ka nxjerrë një poemë të rrallë të jetës dhe fuqisë.”

 

Në vitet 1860 Pissarro ishte në rrugën e tij për tu bërë figura atërore e lëvizjes artistike të Impresionizmit. Ishte stili i tij modern i të pikturuarit si dhe miqësitë me artistët në ngritje të impresionizmit që e shtruan rrugën për risitë që do të vinin.

 

Piktura ‘Jalais Hill, Pontoise’ nga  Camille Pissarro gjendet në koleksionin e Artit Metropolitan të Artit në Qytetin e Nju Jorkut (Metropolitan Museum of Art in New York City).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE