PIKTURA ‘LIQENI XHORXH DHE FSHATI KALDUELL’ (1850), NGA TOMAS ÇEMBËRS

 

Liqeni Xhorxh (Lake George) në rajonin Adirondak (Adirondacks) të Nju Jorkut, ishte motiv i preferuar për lëvizjen artistike të Shkollës së Lumit Hadson (Hudson River School) të shekullit të 19-të. Mirëpo, Tomas Çembërs (Thomas Chambers), artisti që e ka pikturuar këtë peizazh, nuk ishte pjesë e kësaj lëvizjeje.

 

Vizioni i tij për Liqenin Xhorxh dhe fshatin Kalduell (Caldwell) që gjendet në bregun e tij nuk është pikturuar me realizmin e Shkollës së Lumit Hadson. Në fakt, Çembërs konsiderohet si një artist popullor – këndvështrimi i tij ëndërrues, paleta e pazakontë e ngjyrave dhe padyshim portretizimi jo real i Liqenit Xhorxh e dëshmojnë këtë.

 

Pjesërisht, për shkak se ai nuk i nënshkruante punimet e tij, u desh pothuajse një shekull deri sa Tomas Çembërs dhe veprat e tij të fitonin famë. Sot, pikturat e tij të guximshme dhe të veçanta të peizazheve detare dhe tokësore tani konsiderohen si kryevepra të zhanrit të tyre.

 

Piktura ‘Liqeni Xhorxh dhe Fshati Kalduell’ (‘Lake George and the Village of Caldwell) është pjesë e koleksionit të Muzeut Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE