PIKTURA ‘NEWBURYPORT MEADOWS’ (1876-81) NGA MARTIN JOHNSON HEADE

 

Historia është përplot me artist që ishin tërësisht të panjohur gjatë jetës së tyre – ku Van Gogu (Van Gogh) është shembulli kryesor. Në mënyrë të ngjashme edhe autori i këtij peizazhi të ndritur të shekullit të 19-të ishte pothuajse i harruar në fillim të shekullit të 20-të.

 

Punimet e Martin Johnson Heade (Martin Xhonson Hid) u rizbuluan në vitet 1940, dhe tani ai konsiderohet si një prej artistëve më të rëndësishëm të Amerikës. Heade ishte një piktor tejet produktiv, dhe tema e tij kryesore ishin kënetat e kripura të bregut lindor të SHBA-ve. Këto brigje të rrahura nga baticat dhe zbaticat e detit, dhe ndriçimi i tyre që ndërronte shpesh me motin e zonës, e frymëzuan Heade më shumë se çdo terren tjetër.

 

Ai ishte i pazakonshëm në këtë drejtim, pasi që shumica e bashkëkohësve të tij pikturonin male, liqene, fusha dhe panorama të tjera madhështore. Në vend të kësaj Heade i përjetësoi peizazhet e qeta dhe të bukura horizontale. Piktura ‘Newburyport Meadows’ (Livadhet e Njuburiport) bën pjesë në koleksionin e Muzeut Metropolitan të Artit (Metropolitan Museum of Art) në qytetin e Nju Jorkut.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE