PIKTURA ‘ON THE SEINE’ (1869), NGA MARTÍN RICO Y ORTEGA

 

Punimet e tij më të arrira, Martín Rico y Ortega i ka punuar në stilin e realizmit. Mirëpo, përkundër se sa shumë kjo kanavacë i përngjan një fotografie, realizmi nuk kishte të bënte aq shumë me foto realizmin sa me shmangien e stilizimeve dhe rrjedhimisht prezantimin e një skene në mënyrë sa më të saktë dhe sa më natyrale që të ishte e mundur.

 

Duke e pasur këtë parasysh,  Rico y Ortega ka sjellë shumë më tepër elemente estetike nga fusha në lulëzim e fotografisë (asokohe) në punimet e tij se sa shumë prej bashkëkohësve të tij. Pamjet e tij të lumit, sikurse kjo e lumit të Senës në Francë, ose një sërë e pikturave të tij të Venedikut në ditë me diell, shfaqin punë jashtëzakonisht të sheshuar dhe precize me penelin e tij. Punimet e tij, pa asnjë dyshim i pasqyrojnë idealet realiste të të parit të gjërave ashtu siç ishin.

 

Piktura ‘On the Seine’ (Në Lumin e Senës) është pjesë e koleksionit të Muzeut Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE