PIKTURA PASDITE VERORE (1865) NGA ASHER BROWN DURAND

 

Disa artistë fitojnë famë dhe emër vetëm shumë kohë pas vdekjes së tyre, përderisa ka nga ata që janë të njohur gjatë jetës së tyre. Ashër Broun Durand (Asher Brown Durand) padyshim bën pjesë në kategorinë e dytë. Durand lindi në vitin 1796 dhe ishte ndër piktorët amerikan të peizazheve më të admiruar në kohën e tij.

 

Peizazhet e Durandit ishin aq të popullarizuara sa që shpesh bliheshin nga koleksionistët entuziastë sapo ai e përfundonte pikturimin e tyre. Morris K. Xhesup (Morris K. Jesup), i cili edhe e porositi këtë pikturë, e kishte në pronësinë e tij edhe pikturën “The Beeches” (Plazhet) dhe një sërë prej pikturave të tjera të rëndësishme të artistëve që i takonin Shkollës së Lumit Hadson (Hudson River School).

 

Nga skalitja në pikturë

Durand e filloi karrierën e tij si skalitës dhe këto shkathtësi u pasqyruan pasi Durand më vonë kaloi në pikturimin me ngjyra të vajit. Kjo vërehet në përkushtimin e Durand për të përfshirë në pikturat e tij edhe detajet më të vogla të çdo dege dhe gjethi. Në këtë pasqyrim të ujit shkëlqyes dhe distancës së mjegulluar, ai e ka demonstruar se sa me kujdes i ka analizuar ndryshimet e lehta që ndodhin në natyrë si dhe se sa mirë i ka njohur fshehtësitë teknike për pasqyrimin e tyre në kanavacë. Ky precizitet teknik bashkë me ndjenjën e pashoqe të dritës e ka ndihmuar përkufizimin e lëvizjes që Durand i takonte, gjegjësisht Shkollës së Lumit Hadson.

 

Piktura ‘Pasdite Verore (‘Summer Afternoon’) gjendet në koleksionin e Muzeut Metropolitan të Artit (Metropolitan Museum of Art) në Qytetin e Nju Jorkut (New York City).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE