PIKTURA ‘ZEMRA E ANDEVE’ (185) NGA FREDERIK EDUIN ÇËRÇ

 

Nuk është aspak e tepruar kur thuhet se me rastin e prezantimit të saj në publik, kjo pikturë ishte një sensacion i paparë.

 

Kanavaca 1,5 metra e lartë dhe gati 3 metra e gjerë e Frederik Eduin Çërç (Frederic Edwin Church) është kaq e detajuar, madhështore dhe përthithëse sa që ajo jo vetëm që krijoi radhë të gjata të vizitorëve që dëshironin që ta shihnin, por te disa prej tyre shkaktoi edhe marramendje dhe alivanosje.

 

Fama për këtë ilustrim të përbërë të peizazheve të para nga Çërç, gjatë udhëtimeve të tij në Amerikën e jugut ishte më se e merituar. Në këtë pikturë vërehet dora e artistit mjeshtër të peizazheve në kulmin e tij, dhe ajo konsiderohet nga të gjithë si piktura më e famshme e Çërç.

 

Pas ekspozitave disa vjeçare, ajo u shit për 10.000 dollarë amerikan, një shumë e jashtëzakonshme asokohe, dhe njëherit edhe çmimi më i lartë që është paguar për ndonjë vepër autori i së cilës ishte ende gjallë.

 

Piktura ‘Zemra e Andeve’ (‘Heart of the Andes) nga Frederik Eduin Çërç sot është pjesë e koleksionit të Muzeut Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE