PUBLIKOHET LIBRI: “UTA E MALEVE”

Në vitin 2017, alpinistja Uta Ibrahimi hyri në histori si femra e parë shqiptare e cila u ngjit në majën e malit më të lartë në botë – Mont Everest. Ditë më parë, ajo u rikthye në skenë me një arritje tjetër unike, gjegjësisht publikimin e librit të ilustruar për fëmijë – “Uta e Maleve”. Libri është punuar nga autorja Tefta Kelmendi dhe bazohet në eksperiencën personale të alpinistes Uta Ibrahimi. Aty përshkruhet udhëtimi i Utës që nga fëmijëria e deri në ngjitjen e majës së malit më të lartë në botë. Libri, ka përmbajtje edukative, ku trajtohen temat si mbrojtja e natyrës, të drejtat e grave, dhe puna si mjet drejt suksesit.

 

Qëllimi i librit është që ti frymëzojë fëmijët që të shohin mundësitë e mrekullueshme që sjell jeta, shumë prej tyre përtej të zakonshmes, dhe të rris kureshtjen dhe besimin e tyre që ëndrrat mund të realizohen. Ky është libri i parë i përgatitur nga Tefta Kelmendi dhe Uta Ibrahimi, dhe pritet që bashkëpunimi i tyre të vazhdohet edhe me libra të tjerë të ilustruar, për fëmijë. Libri mund të porositet nga sot prej librarisë Dukagjini, me çmim prej 6 euro.

 

Ekzemplarët e parë të librit, në sasi të limituar, janë me nënshkrim të Utës dhe së bashku me librin do të keni dhuratë një shënjues libri dhe një kartolinë të cilat janë punuara me shumë dashuri.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE