REGENSBURG GJERMANI

 

Zona e Regensburgut në Gjermani, për herë të parë filloi të popullohej qysh gjatë periudhës së gurit, mirëpo zhvillimi i vërtetë i saj ndodhi pas ndërtimit të një fortifikate romake në vitin 179. Fortifikata në fjalë u ndërtua në atë që sot është bërthama qendrore e këtij qyteti.

 

Më pas, për shekuj me radhë, kjo zonë e cila është edhe pika më veriore e Lumit të Danubit ishte një qendër tregtare dhe kulturore e Evropës. Familjet e pasura dhe politikanë të fuqishëm u përqendruan këtu dhe Regensburgu shërbeu si kryeqyteti i parë i Bavarisë për rreth 700 vjet.

 

Regensburgu nuk mbeti epiqendra e autoriteteve të Bavarisë, dhe për rrjedhojë ky ndryshim i fatit të tij bëri që pjesa më e madhe e bërthamës mesjetare të këtij qyteti të mbetej relativisht e pandryshuar në kohë. Sot, Qyteti i Vjetër i Regensburgut është një Lokacion i Trashëgimisë Botërore të UNESCO, dhe konsiderohet si një prej qytezave të vjetra mesjetare më mirë të ruajtura në veri të maleve Alpe.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.